Xi shpjegon detyrën kryesore të PKK-së
2022-10-16 11:15:21

Foto: Xinhua

Xi Jinping-u shtjelloi misionin dhe detyrat e Partisë Komuniste të Kinës (PKK) në udhëtimin e ri të epokës së re.

"Që nga kjo ditë, detyra kryesore e PKK-së do të jetë ta udhëheqë popullin kinez të të gjitha kombësive në përpjekjet e përbashkëta për të realizuar Objektivin e Njëqindvjetorit të Dytë të kthimit të Kinës në një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet dhe për të nxitur përtëritjen e kombit kinez në të gjitha frontet nëpërmjet rrugës kineze të modernizimit," tha ai në një raport në seancën e hapjes së Kongresi të 20-të Kombëtar të PKK-së të dielën në Pekin.

PKK-ja synon të realizojë në thelb modernizimin socialist në periudhën e viteve nga 2020 deri më 2035 dhe ta shndërrojë Kinën në një vend të madh socialist modern të begatë, të fortë, demokratik, të përparuar nga ana kulturore, harmonik dhe të bukur nga viti 2035 deri në mes të këtij shekulli.