Kina do t’i përkushtohet nxitjes së ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit, tha Xi Jinping-u në seancën e hapjes së Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.

Foto:VCG
Foto:VCG
Sipas tij, Kina ka ngulur këmbë në synimet e politikës së jashtme të saj për paqen dhe zhvillimin e përbashkët të botës.
Duke theksuar se njerëzimi ndodhet para sfidave si kurrë më parë, Xi u bëri thirrje të gjitha vendeve të çmojnë vlerat e përbashkëta të njerëzimit për paqe, zhvillim, barazi, drejtësi, demokraci dhe liri, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe shkëmbimet midis popujve të ndryshëm.
“Le të bashkëpunojmë për të përballuar të gjitha llojet e sfidave globale”, tha Xi.
Sipas tij, Kina mbetet e palëkundur në ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur e paqësore. Ajo gjithmonë i përcakton qëndrimet dhe politikat e saj në bazë të fakteve e të drejtësisë dhe ka bërë përpjekje për të ruajtur normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të mbrojtur drejtësinë dhe barazinë në arenën ndërkombëtare.
Kina kundërshton gjithmonë të gjitha format e hegjemonizmit dhe politikës së forcës, të mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe të ndërhyrjeve në punët e brendshme të vendeve të tjera.
“Kina nuk do të synojë kurrë hegjemoni ose ekspansion”, theksoi Xi Jinping-u.

Presidenti kinez Xi Jinping mban raportin e punës në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, 16 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)
Kina u përmbahet Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore në zhvillimin e bashkëpunimit miqësor me vende të tjera. Ajo do të nxisë krijimin e një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, thellimin e zgjerimin e partneritetit global në bazë të barazisë, hapjes e bashkëpunimit dhe shtimin e interesave të përbashkët me vendet e tjera”, tha ai.
Me sinqeritet, rezultate konkrete, afri dhe vullnet të mirë, si edhe me përkushtimin për të mirën e interesat e përbashkët, Kina do të forcojë solidaritetin dhe bashkëpunimin me vendet e tjera në zhvillim, duke mbrojtur interesat e përbashkët të tërë këtyre vendeve.
Sipas tij, Kina i përmbahet politikës bazë të hapjes ndaj botës së jashtme dhe ndjek strategjinë e përfitimeve të ndërsjella gjatë këtij procesi. Ajo përpiqet të krijojë raste të reja zhvillimi për botën nëpërmjet zhvillimit të saj, duke ndërtuar një ekonomi të hapur globale në të mirë të popujve të ndryshëm.
Kina ndjek rrugën e drejtë të globalizimit ekonomik. Ajo do të punojë me vendet të tjera për të krijuar një mjedis ndërkombëtar në favor të zhvillimit dhe krijimit të forcave të reja nxitëse për rritjen globale.
Xi theksoi po ashtu se Kina po luan një rol aktiv në reformën dhe zhvillimin e sistemit të qeverisjes globale. Kina i përmbahet multilateralizmit të vërtetë dhe nxit demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, me synimin për ta bërë qeverisjen globale më të barabartë dhe më të drejtë. Kina është e vendosur në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër, të rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.
Foto:VCG

Foto:VCG
“Bota përsëri po ndodhet në një udhëkryq historik dhe e ardhmja e saj do të vendoset nga popujt e të gjithë botës. Populli kinez është i gatshëm të bashkëpunojë me popujt e tjerë të botës për të krijuar një të ardhme më të bukur për njerëzimin”, vuri në dukje Xi.
