foto/Instagram
Më 11 Tetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit artistët Venera Lumani dhe Lind Islami sollën për publikun kryeqytetas artin e tyre në koncertin recital të titulluar “Me zemër”. Një koncert i punuar me mjaft kujdes dhe në mënyrë intensive dhe profesionale nga dy të rinjtë e talentuar, të cilët në gjithë këto vite i kanë dhënë shumë muzikës shqiptare. Artistët kanë sjellë për publikun muzikën e mirë, cilësore. Ata u rritën në skenë, dhe gjithashtu kanë vendosur që të ecin së bashku duke frymëzuar këdo që zgjedh të ecë “Me zemër” si tituli i recitalit të tyre.
Të rezervuar në intervista, me fjalë pak, pa shumë zhurmë, por me shumë punë dhe dashuri, pasionin e madh për muzikën e mirë, ata arritën ta sjellin me sukses në këtë recital së bashku. Një çift në jetë dhe në art, të cilët dinë të punojnë fort e të sjellin vetëm krijime të bukura, të shpalosura me shumë dashuri. Koncerti recital ndau me publikun e gjerë në rrjetet sociale mesazhin: “Nëse kjo është ëndërr, nuk dua të zgjohem, do flej edhe njëmijë vjet. “Me zemër” faleminderit”!
Përgatiti: Sava Lena