Xi nënvizon rolin e arsimit, shkencës e teknologjisë dhe talenteve në nxitjen e modernizimit
2022-10-16 12:15:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xi Jinping-u theksoi të dielën se Kina do të fuqizohet nëpërmjet shkencës e arsimit dhe zhvillimit të një force punëtore të fuqishme për arritjen e modernizimit.

Arsimi, shkenca e teknologjia dhe burimet njerëzore janë shtyllat themelore dhe strategjike për ndërtimin e një vendi socialist modern në të gjitha aspektet, tha Xi në një raport në hapjen e Kongresit të 20-të të PKK-së.

"Ne duhet t'i konsiderojmë shkencën dhe teknologjinë si forcën tonë prodhuese parësore, talentet si burimin tonë parësor dhe inovacionin si nxitësin parësor të rritjes," u shpreh Xi. "Ne do të krijojmë zona e fusha të reja zhvillimi dhe do të promovojmë në mënyrë të qëndrueshme nxitësit e rinj dhe pikat e forta të reja të rritjes."

Për të zhvilluar një arsim që përmbush shpresat e njerëzve, Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një sistemi arsimor me cilësi të lartë, do të nxitë zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve e studentëve dhe do të promovojë drejtësinë në arsim, theksoi Xi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai shtoi më tej se do të përmirësohen sistemet për risitë shkencore e teknologjike dhe risitë do të mbeten në qendër të modernizimit të Kinës, duke krijuar një ekosistem inovacioni të hapur dhe konkurrues në shkallë globale.

Kina do të përshpejtojë zbatimin e strategjisë së zhvillimit të drejtuar nga inovacioni, me një ritëm më të shpejtë, për të arritur një shkallë vetëmbështetjeje dhe fuqi më të madhe në shkencë dhe teknologji, vuri në dukje Xi.

Sipas tij, Kina do të zbatojë gjithashtu strategjinë e zhvillimit të fuqisë punëtore, me masat për të ndërtuar qendra botërore për talentet dhe inovacionin me një ritëm më të shpejtë.