Pekin, Hapet Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës
2022-10-16 10:12:13
Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës çeli punimet në orën 10:00 të së dielës në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.
Hapet Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së, 16 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, dhe presidenti kinez Xi Jinping po mban raportin e punës në emrin e Komitetit të 19-të Qendror.
Agjenda e Kongresit përfshin dëgjimin dhe shqyrtimin e raportit të Komitetit të 19-të Qendror të PKK-së, shqyrtimin e raportit të punës të Komisionit të 19-të Qendror të Kontrollit të Disiplinës, shqyrtimin dhe miratimin e Statutit së rishikuar të PKK-së, zgjedhjen e Komitetit të 20-të Qendror dhe zgjedhjen e Komisionit të 20-të Qendror të Kontrollit të Disiplinës.
Lajmet Kryesore