Vend organizimi i Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, Pallati i Madh i Popullit, 16 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)
Liderët e vendeve të ndryshme i dërguan mesazhe urimi Partisë Komuniste të Kinës ose presidentit kinez Xi Jinping për mbajtjen e Kongresit të 20-të.
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, presidenti argjentinas Alberto Fernández, presidenti i Sri-Lankës Ranil Wickremesinghe, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon, presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov dërguan të parët mesazhet e tyre të urimit, duke shprehur besimin për zhvillimin e ardhshëm të Kinës nën udhëheqjen e PKK-së dhe gatshmërinë për të çuar përpara bashkëpunimin me Kinën.
Edhe udhëheqës të tjerë, si kryeministra, kryeparlamentarë e kryetarë partish të vendeve ndryshme, si Mongolia, Rusia, Kazakistani e Rumania, dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, si Lidhja e Vendeve Arabe etj., kanë dërguar urimet e tyre.