Hapet Kongresi i PKK-së, Xi nxit ndërtimin e nje Kine socialiste moderne në të gjitha aspektet
2022-10-16 10:40:29

Foto nga Xinhua

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë që të përpiqen në unitet për të ndërtuar një Kinë socialiste moderne në të gjitha aspektet, ndërsa Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së u hap të dielën.

Kongresi zhvillohet në një kohë kritike, kur e gjithë Partia dhe populli kinez i të gjitha kombësive nisin një udhëtim të ri për ta kthyer Kinën në një vend socialist modern në të gjitha aspektet dhe për të ecur drejt realizimit të Objektivit të Njëqindvjetorit të Dytë, theksoi Xi në një raport në sesionin e hapjes së kongresit.

Që nga themelimi i saj një shekull më parë, PKK-ja ka ndërmarrë një udhëtim të jashtëzakonshëm, duke iu përkushtuar arritjes së madhështisë së qëndrueshme të kombit kinez dhe duke u angazhuar për kauzën fisnike të paqes dhe zhvillimit të njerëzimit, tha ai.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne në Parti të mos harrojmë kurrë aspiratën tonë origjinale dhe misionin themelues, të jemi gjithmonë modestë, të matur e punëtorë dhe të kemi guximin e aftësinë për të vazhduar luftën tonë”, u shpreh Xi Jinping-u.