
foto: VCG
Demokracia popullore në të gjithë procesin është tipari përcaktues i demokracisë socialiste dhe është demokracia në formën e vet më të gjerë, më të vërtetë dhe më efektive, tha Xi Jinping-u të dielën.
"Ne do të përmirësojmë sistemin e institucioneve nëpërmjet të cilave populli drejton vendin," theksoi ai në seancën e hapjes së Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).
Xi tha se Kina do të inkurajojë pjesëmarrjen e rregullt të njerëzve në çështjet politike dhe do të garantojë aftësinë e tyre për t'u përfshirë në zgjedhje demokratike, konsultime, vendimmarrje, menaxhim dhe mbikëqyrje në përputhje me ligjin.
Ndërkohë, ai vuri në dukje se Kina duhet që, duke e vendosur fokusin në mbrojtjen dhe promovimin e drejtësisë shoqërore, të synojë përparimin e bashkërenduar të qeverisjes së bazuar në ligj, ushtrimit të pushtetit shtetëror të bazuar në ligj e administrimit të qeverisjes të bazuar në ligj, dhe të ndërmarrë hapa të integruar për të ndërtuar një shtet, qeveri dhe shoqëri të bazuar në ligj.
Do të bëhen përpjekje për të zbatuar më mirë Kushtetutën e për të kryer mbikëqyrjen kushtetuese, si edhe për të forcuar legjislacionin në fushat kyçe, të reja dhe të lidhura me botën e jashtme, theksoi Xi.(Zhan Dian/Artan)
