Xi zotohet për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve
2022-10-16 12:48:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xi Jinping u zotua të dielën për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve dhe rritjen e cilësisë së jetës në hapjen e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

Sjellja e përfitimeve për njerëzit është parimi themelor i qeverisjes, tha Xi, duke vënë në dukje se puna për mirëqenien e popullit është një pjesë thelbësore e angazhimit të Partisë për t'i shërbyer së mirës publike dhe për ushtrimin e qeverisjes për njerëzit.

“Ne duhet të sigurojmë dhe përmirësojmë mirëqenien e njerëzve gjatë ndjekjes së rrugës së zhvillimit dhe të inkurajojmë të gjithë të punojnë më shumë së bashku për të përmbushur aspiratat e popullit për një jetë më të mirë”, tha Xi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Ne do të promovojmë barazinë e mundësive, do të rrisim të ardhurat e njerëzve me të ardhura të ulëta e do të zgjerojmë madhësinë e shtresës së mesme të popullsisë," shtoi ai.

Sipas Xi, shpërndarja e të ardhurave dhe mjetet e pasurimit do të mbahen të rregulluara mirë.

Kina do të punojë në mënyrë aktive dhe me maturi drejt synimeve të arritjes së kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit, tha Xi Jinping-u.

"Ne do të nxitim nismat për të arritur kulmin e lëshimit të karbonit në një mënyrë të mirëplanifikuar dhe me faza, në përputhje me parimin e ndërtimit të së resë përpara se të hedhim poshtë të vjetrën," shtoi ai.

Kina do të përfshihet në mënyrë aktive në qeverisjen globale në përgjigje të ndryshimeve klimatike, theksoi Xi.