Xi thekson ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit shoqëror
2022-10-16 14:04:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xi Jinping-u theksoi të dielën modernizimin e sistemit dhe kapacitetit të sigurisë kombëtare të Kinës dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit shoqëror.

Xi tha se PKK-ja duhet ta trajtojë sigurinë e popullit si qëllimin e vet përfundimtar, sigurinë politike si detyrën e vet themelore, sigurinë ekonomike si themelin e saj, sigurinë ushtarake, teknologjike, kulturore e shoqërore si shtylla të rëndësishme dhe sigurinë ndërkombëtare si mbështetje.

Kina do të forcojë mbështetjen popullore për sigurinë kombëtare e stabilitetin shoqëror dhe do të përmirësojë mekanizmat për pjesëmarrjen e saj në qeverisjen e sigurisë globale, vuri në dukje Xi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai shtoi se PKK-ja do të intensifikojë trajnimin e trupave dhe do të rrisë gatishmërinë e përgjithshme luftarake, do të forcojë qeverisjen e gjithanshme ushtarake dhe do të konsolidojë e përmirësojë strategjitë e integruara kombëtare dhe aftësitë strategjike.

“Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një çështje e kinezëve dhe që duhet të zgjidhet nga vetë kinezët”, theksoi Xi.

"Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkimin paqësor me sinqeritetin më të madh dhe me përpjekjet maksimale, por nuk do të premtojmë kurrë që do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe rezervojmë mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo drejtohet vetëm kundër ndërhyrjes së forcave të jashtme dhe pak separatistëve që kërkojnë ‘pavarësinë e Tajvanit’ e aktiviteteve të tyre separatiste dhe nuk synon aspak bashkatdhetarët tanë tajvanezë," tha ai.

"Ne kemi treguar gjithmonë respekt dhe kujdes për bashkatdhetarët tanë nga Tajvani dhe kemi punuar për të sjellë përfitime për ta. Ne do të vazhdojmë të promovojmë shkëmbimet ekonomike e kulturore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy brigjeve të ngushticës," theksoi Xi.