PKK-ja zotohet për përtëritjen e kombit kinez dhe synon paqen e zhvilimin e botës
2022-10-16 16:08:05

Presidenti kinez dhe lideri i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping theksoi objektivin e Partisë për përtëritjen e kombit kinez dhe angazhimin për paqen e zhvillimin e botës në kongresin kombëtar të Partisë që filloi të dielën në Pekin.

Hapet Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së, 16 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Hapet Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së, 16 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Në këtë kongres, Xi mbajti një raport në emër të Komitetit Qendror të 19-të të Partisë që do të kalojë shqyrtimin e mbi 2200 delegatëve në Kongresin e 20-të. Në vijim janë disa nga pikat kryesore të këtij raporti.

 

Presidenti kinez Xi Jinping mban raportin e punës në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, 16 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping mban raportin e punës në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, 16 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Misioni i PKK-së

"Që nga kjo ditë, detyra kryesore e PKK-së do të jetë ta udhëheqë popullin kinez të të gjitha kombësive në përpjekjet e përbashkëta për të realizuar Objektivin e Njëqindvjetorit të Dytë të kthimit të Kinës në një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet dhe për të nxitur përtëritjen e kombit kinez në të gjitha frontet nëpërmjet rrugës kineze të modernizimit," tha Xi Jinping në raportin.

Sipas tij, PKK-ja synon të realizojë në thelb modernizimin socialist në periudhën e viteve nga 2020 deri më 2035 dhe ta shndërrojë Kinën në një vend të madh socialist modern të begatë, të fortë, demokratik, të përparuar nga ana kulturore, harmonik dhe të bukur nga viti 2035 deri në mes të këtij shekulli.

 


Foto:VCG

Foto:VCG

Përmirësim i mirëqenieve të njerëzve

Sjellja e përfitimeve për njerëzit është parimi themelor i qeverisjes, tha Xi, duke vënë në dukje se puna për mirëqenien e popullit është një pjesë thelbësore e angazhimit të Partisë për t'i shërbyer së mirës publike dhe për ushtrimin e qeverisjes për njerëzit.

“Ne duhet të sigurojmë dhe përmirësojmë mirëqenien e njerëzve gjatë ndjekjes së rrugës së zhvillimit dhe të inkurajojmë të gjithë të punojnë më shumë së bashku për të përmbushur aspiratat e popullit për një jetë më të mirë”, tha Xi.

"Ne do të promovojmë barazinë e mundësive, do të rrisim të ardhurat e njerëzve me të ardhura të ulëta e do të zgjerojmë madhësinë e shtresës së mesme të popullsisë. Do të vijojmë të vendosim në plan të parë zhvillimin bujqësor e rural, të konsolidojmë e zgjerojmë arritjet në zhdukjen e varfërisë dhe të forcojë themelet e sigurisë ushqimore në të gjitha aspektet", shtoi ai.

 


Foto:VCG

Foto:VCG

Përpjekje për mbrojtjen e mjedisit

Kina do t’i japë përparësi mbrojtjes ekologjike, do të ruajë burimet e do t'i përdorë ato në mënyrë të efektshme dhe do të synojë zhvillimin e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni, tha Xi.

Sipas tij, Kina do të zbatojë një strategji ruajtjeje të gjithanshme, do të nxisë industritë e gjelbra e me lëshim të ulët karboni dhe do të inkurajojë konsumin e gjelbër.

Kina do të punojë në mënyrë aktive dhe me maturi drejt synimeve të arritjes së kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit, tha Xi Jinping-u.

"Ne do të nxitim nismat për të arritur kulmin e lëshimit të karbonit në një mënyrë të mirëplanifikuar dhe me faza, në përputhje me parimin e ndërtimit të së resë përpara se të hedhim poshtë të vjetrën," shtoi ai.

Kina do të përfshihet në mënyrë aktive në qeverisjen globale në përgjigje të ndryshimeve klimatike, theksoi Xi.

 


Foto:VCG

Foto:VCG

Ruajtje e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit shoqëror

Xi Jinping-u theksoi modernizimin e sistemit dhe kapacitetit të sigurisë kombëtare të Kinës dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit shoqëror.

Ai shtoi se PKK-ja do të intensifikojë trajnimin e trupave dhe do të rrisë gatishmërinë e përgjithshme luftarake, do të forcojë qeverisjen e gjithanshme ushtarake dhe do të konsolidojë e përmirësojë strategjitë e integruara kombëtare dhe aftësitë strategjike.

“Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një çështje e kinezëve dhe që duhet të zgjidhet nga vetë kinezët”, theksoi Xi.

"Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkimin paqësor me sinqeritetin më të madh dhe me përpjekjet maksimale, por nuk do të premtojmë kurrë që do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe rezervojmë mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo drejtohet vetëm kundër ndërhyrjes së forcave të jashtme dhe pak separatistëve që kërkojnë ‘pavarësinë e Tajvanit’ e aktiviteteve të tyre separatiste dhe nuk synon aspak bashkatdhetarët tanë tajvanezë," tha ai.



Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërtim i një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit

Kina do t’i përkushtohet nxitjes së ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit, tha Xi Jinping-u.

Sipas tij, Kina ka ngulur këmbë në synimet e politikës së jashtme të saj për paqen dhe zhvillimin e përbashkët të botës.

Xi u bëri thirrje të gjitha vendeve të çmojnë vlerat e përbashkëta të njerëzimit për paqe, zhvillim, barazi, drejtësi, demokraci dhe liri, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe shkëmbimet midis popujve të ndryshëm.“Le të bashkëpunojmë për të përballuar të gjitha llojet e sfidave globale”, tha Xi.

Sipas tij, Kina mbetet e palëkundur në ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur e paqësore. Ajo gjithmonë i përcakton qëndrimet dhe politikat e saj në bazë të fakteve e të drejtësisë dhe ka bërë përpjekje për të ruajtur normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të mbrojtur drejtësinë dhe barazinë në arenën ndërkombëtare.

Kina kundërshton gjithmonë të gjitha format e hegjemonizmit dhe politikës së forcës, të mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe të ndërhyrjeve në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Kina nuk do të synojë kurrë hegjemoni ose ekspansion”, theksoi Xi Jinping-u.

Sipas tij, Kina i përmbahet politikës bazë të hapjes ndaj botës së jashtme dhe ndjek strategjinë e përfitimeve të ndërsjella gjatë këtij procesi. Ajo përpiqet të krijojë raste të reja zhvillimi për botën nëpërmjet zhvillimit të saj, duke ndërtuar një ekonomi të hapur globale në të mirë të popujve të ndryshëm.

Xi theksoi po ashtu se Kina i përmbahet multilateralizmit të vërtetë dhe nxit demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, me synimin për ta bërë qeverisjen globale më të barabartë dhe më të drejtë. Kina është e vendosur në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër, të rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.

“Bota përsëri po ndodhet në një udhëkryq historik dhe e ardhmja e saj do të vendoset nga popujt e të gjithë botës. Populli kinez është i gatshëm të bashkëpunojë me popujt e tjerë të botës për të krijuar një të ardhme më të bukur për njerëzimin”, vuri në dukje Xi.