Ministrja Bilali: Nomadët digjitalë, një mundësi për Shqipërinë
2022-10-16 11:16:04


foto/Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

foto/Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Ministrja, Edona Bilali, i cilësoi nomadët digjitalë një mundësi shumë të mirë për Shqipërinë.

Gjatë bisedës me një prej tyre, Domenico Pinto, një nomad digjital në Shqipëri, u diskutua mbi promovimin më të gjerë të Shqipërisë si destinacion për nomadët digjitalë, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Gjithashtu, ministrja Bilali tha se vendi mund të shërbejë edhe për të punuar mbi krijimin dhe qendrueshmërinë e një komuniteti interaktiv ku nomadët digjitalë bashkëndajnë me vendasit ide dhe forcojnë ndërveprimin në gjetjen e mënyrave të reja që ofron kjo fushë e së ardhmes. (Irma)