10 stacione të reja sizmike, pjesë e mbështetjes së UNDP-së për Shqipërinë
2022-10-16 11:00:24

foto/ATSH

foto/ATSH

UNDP Albania nëpërmjet projektit “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri”, po investon në 10 stacione të reja sizmike, në 10 zona të ndryshme të vendit, pjesë e mbështetjes për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë në Shqipëri, raporton “ATSH”.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, së bashku më përfaqësues të projektit të UNDP-së zhvilluan një vizitë në mjediset e Institutit të Gjeoshkencave IGJEUM, duke vlerësuar rëndësinë që ka paralajmërimi i hershëm në zvogëlimin e rrezikut ndaj fatkeqësive.

UNDP dhe partnerët e saj, Suedia dhe Portugalia, po punojnë përkrah Emergjencave Civile, duke mbështetur qeverinë shqiptare për të zvogëluar rreziqet ndaj fatkeqësive, për të menaxhuar fatkeqësitë, por mbi të gjitha për të ndërtuar sisteme më të qëndrueshme. (Irma)