Kina do të zbatojë me vendosmëri një hapje më të madhe, më të gjerë e më të thellë
2022-10-15 20:53:45

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësi i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Sun Yeli theksoi në Pekin të shtunën se Kina do të zbatojë në mënyrë të palëkundur një hapje në sferë më të madhe, në fusha më të gjera dhe nivel më të thellë.

Sun Yeli tha se ndërtimi i një modeli të ri zhvillimi është një cikël i dyfishtë i hapur brenda dhe jashtë Kinës, jo një cikël i vetëm i mbyllur i brendshëm. Trajtimi i ciklit të brendshëm si bosht kryesor nuk do të thotë aspak funksionim me dyer të mbyllura, por një lidhje më e mirë e tregut kinez me tregun ndërkombëtar, duke shfrytëzuar potencialin e kërkesës së brendshme. Hapja e nivelit të lartë ndaj botës është thelbësore për ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, u shpreh zëdhënësi.  (Fang Xiaoyu/Artan)