Zhvillohet mbledhja e parë e presidiumit të Kongresit të 20-të Kombëtar
2022-10-15 21:12:50
Foto nga VCG
Të shtunën pasdite u zhvillua në Pekin mbledhja e parë e presidiumit të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së. Në këtë mbledhje sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping mbajti një fjalim.
Nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm të Kongresit Wang Huning, u miratua lista e komisionit të përhershëm të presidiumit të përbërë nga 46 veta.
Mbledhja miratoi raportin e shqyrtimit të mandateve të deputetëve të bërë nga komisioni i shqyrtimit të mandateve të deputetëve të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së dhe projektin e mënyrës së zgjedhjeve në Kongresin e 20-të Kombëtar.
Në mbledhje u miratua gjithashtu agjenda e Kongresit të 20-të Kombëtar, që do të zhvillohet nga 16 deri më 22 tetor. (Fani)
Lajmet Kryesore