Sun Yeli: Kyçi i marrëdhënieve kino-amerikane është respekti i ndërsjellë, bashkëjetësa paqësore e bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella
2022-10-15 20:57:10

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësi i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës Sun Yeli u shpreh të shtunën se gjëja më e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në 50 vitet e ardhshme është që Kina dhe ShBA-ja të gjejnë mënyrën e duhur për të shkuar mirë. Kyçi për këtë, vuri në dukje zëdhënësi, është respekti i ndërsjellë, bashkëjetësa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella, siç u propozua nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping.

Sun Yeli tha se interesat e përbashkët të Kinës dhe ShBA-së i tejkalojnë dallimet. Marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme kino-amerikane përputhen me interesat e përbashkët të popujve të të dy vendeve. Për sa u përket lidhjeve ekonomike-tregtare, vëllimi i tregtisë dypalëshe në vitin 2021 shënoi një rekord prej mbi 750 miliardë dollarësh amerikanë, një rritje prej 28.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bashkëpunimi ekonomik-tregtar kino-amerikan ka mbështetur 2.6 milionë vende pune në ShBA. Duhet të theksohet se ka shumë sfida në botën e sotme që kërkojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, u shpreh zëdhënësi.  (Fang Xiaoyu/Artan)