Hapja e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së të dielën do të transmetohet drejtpërdrejt
2022-10-15 14:49:48

foto/VCG

foto/VCG

Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës është planifikuar të hapet në orën 10:00 të së dielës në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Kongresi do të transmetohet drejtpërdrejt nga Grupi Mediatik i Kinës dhe Agjencia e Lajmeve “Xinhua”. Ai do të transmetohet njëkohësisht edhe nga stacionet televizive dhe radiofonike në mbarë Kinën, si edhe nga uebsajtjet e lajmeve, platformat e mediave të reja, ekranet e mëdha jashtë dhe televizionet në celularë.   (Fang Xiaoyu/Artan)