2296 deputetë do të marrin pjesë në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së
2022-10-15 19:46:06
Foto nga VCG
Të shtunën, zëdhënësi i Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së Sun Yeli u shpreh në një konferencë për shtypin në Pekin se 2296 deputetë do të jenë të pranishëm në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, duke përfaqësuar mbi 4.9 milionë organizata-bazë dhe mbi 96 milionë anëtarë të PKK-së.
Zëdhënësi vuri në dukje se deputetët e zgjedhur kanë përfaqësi të gjerë. Sipas traditës, Komiteti Qendror do të ftojë gjithashtu disa veteranë të Partisë për të marrë pjesë në kongres. (Fani)
Lajmet Kryesore