Media britanike: 2 milionë veta në Britani vuajnë nga “COVID i gjatë”
2022-10-15 15:01:26

foto/VCG

foto/VCG

Sipas njoftimit nga gazeta britanike “The Guardian” të enjten, vlerësohet se 2 milionë veta në Britani vuajnë pasojat afatgjata të COVID-19.

Tre pacientë të prekur nga i ashtuquajturi “COVID i gjatë” u intervistuan për përvojat e tyre. Gazeta “Guardian” raportoi se pacientët me simptoma afatgjata të COVID-19 jo vetëm kanë shqetësime fizike, por edhe vuajnë nga probleme psikologjike. Aktualisht, qarqet mjekësore ende nuk dinë shumë për këto simptoma dhe nuk ka një trajtim të plotë për to.   (Fang Xiaoyu)