foto/VCG
Zëdhënësi i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës Sun Yeli theksoi të shtunën në një konferencë shtypi në Pekin se bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës së Tajvanit duhet të bashkohen për të kundërshtuar me vendosmëri ndarjen e “pavarësisë së Tajvanit” dhe ndërhyrjen e huaj, dhe së bashku të krijojnë një të ardhme të ndritur për ribashkimin paqësor të atdheut.
Sun Yeli tha se “ribashkimi paqësor” dhe “Një vend, dy sisteme” janë politikat bazë të Kinës për të zgjidhur çështjen e Tajvanit. Realizimi i ribashkimit të atdheut me mjete paqësore është zgjedhja e parë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit. “Ne dëshirojmë të bëjmë përpjekjet më të mëdha me sinqeritetin më të madh për të arritur ribashkimin paqësor dhe për të krijuar hapësirë për ribashkimin paqësor,” u shpreh zëdhënësi. Por, shtoi ai, Kina nuk premton të heqë dorë nga përdorimi i forcës dhe rezervon mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme kundër ndërhyrjes së forcave të jashtme e shumë pak separatistëve të “pavarësisë së Tajvanit” dhe veprimeve të tyre separatiste, jo kundër bashkatdhetarëve të Tajvanit. (Fang Xiaoyu/Artan)