Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së do të zhvillohet nga 16 deri më 22 tetor
2022-10-15 19:31:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të shtunën pasdite, zëdhënësi i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës Sun Yeli e njohu medien në një konferencë për shtypin në Pekin me agjendën e Kongresit. Kongresi do të hapet të dielën paradite në orën 10 në Pekin dhe do të mbyllet më 22 tetor. Tani të gjitha punët përgatitore janë gati.

Agjenda e Kongresit përfshin dëgjimin dhe shqyrtimin e raportit të Komitetit të 19-të Qendror të PKK-së, shqyrtimin e raportit të punës të Komisionit të 19-të Qendror të Kontrollit të Disiplinës, shqyrtimin dhe miratimin e Statutit së rishikuar të PKK-së, zgjedhjen e Komitetit të 20-të Qendror dhe zgjedhjen e Komisionit të 20-të Qendror të Kontrollit të Disiplinës.

Sun Yeli u shpreh se Komiteti Qendror i PKK-së i kushtoi  rëndësi të madhe hartimit të raportit të Kongresit të 20-të dhe krijoi posaçërisht grupin e punës me sekretarin e përgjithshëm Xi Jinping në krye. Për të hartuar mirë këtë raport, Komiteti Qendror ka zhvilluar hetime e studime të thella dhe organizoi aktivitetin e kërkimit të mendimeve për raportin në internet, duke marrë mbi 8 milionë e 542 mijë opinione. Xi Jinping-u drejtoi pesë biseda për të dëgjuar mendimet e palëve të ndryshme, duke përfshirë veteranët, përfaqësuesit e partive të ndryshme demokratike e të Federatës Mbarëkineze të Industrisë e Tregtisë dhe personat pa parti. (Fani)