foto/Xinhua
Zëdhënësi i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës Sun Yeli vuri në dukje në Pekin të shtunën që ekonomia private ka qenë gjithmonë një bazë e rëndësishme për ruajtjen dhe zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze. Konsolidimi e zhvillimi i palëkundur i sektorit publik të ekonomisë dhe inkurajimi, mbështetja e drejtimi i palëkundur i zhvillimit të sektorit jopublik janë bërë një politikë madhore e Partisë dhe e vendit dhe janë përfshirë në strategjinë e ndjekjes dhe zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze në epokën e re. Këto parime e politika nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë edhe në të ardhmen.
Zëdhënësi theksoi se Kina është një shtet ligjor dhe si kapitali shtetëror, ashtu edhe ai privat, si kapitali vendas, ashtu edhe ai i huaj, mbrohen sipas ligjit. “Ne do të mësojmë plotësisht nga praktikat e dobishme të vendeve të tjera të botës dhe do të përmirësojmë vazhdimisht mjedisin e biznesit të orientuar nga tregu, të legalizuar dhe të ndërkombëtarizuar,” u shpreh Sun Yeli. (Fang Xiaoyu/Artan)