Në Kongresin e 20-të Kombëtar do të rishikohet Statuti i PKK-së
2022-10-15 19:38:04
Foto nga VCG
Në konferencën për shtypin të organizuar të shtunën në Pekin nga Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së, zëdhënësi i Kongresit Sun Yeli u shpreh se në këtë kongres do të rishikohet Statuti e PKK-së, ku do të përfshihen teoria, pikëpamjet e mendimet e rëndësishme strategjike të përcaktuara në raportin e Kongresit të 20-të, për të paraqitur sukseset dhe përvojën e fundit të arritur në qeverisjen e vendit e në forcimin e Partisë.
Sun Yeli u shpreh se rishikimi i Statutit është një traditë e PKK-së. Statuti i tanishëm i PKK-së u rishikua në Kongresin e 12-të Kombëtar. Këtë herë, për rishikimin e Statutit të PKK-së janë kërkuar mendimet e palëve të ndryshme. (Fani)
Lajmet Kryesore