Foto nga VCG
Të shtunën, zëdhënësi i Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së Sun Yeli u shpreh në një konferencë shtypi në Pekin se Kina do të vazhdojë t'i përmbahet parimit të "konsultimeve, ndërtimit e ndarjes së përbashkët" për të promovuar arritjen e pandërprerë të rezultateve prej nismës "Një brez, një rrugë".
Sun Yeli tha se gjatë 9 vjetëve pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me mbi 140 vende e më shumë se 30 organizata ndërkombëtare. "Një brez, një rrugë" është bërë një produkt publik global i mirëpritur dhe një platformë e rëndësishme për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Deri në qershor të këtij viti, vëllimi i tregtisë mes Kinës e vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" arriti në rreth 1.2 trilionë dollarë, bëri të ditur zëdhënësi, duke shtuar se shumë projekte bashkëpunimi u kanë sjellë vendeve përkatëse përfitime në zhvillimin ekonomik e përmirësimin e nivelit të jetesës. (Fani)