Hapja e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së do të transmetohet drejtpërdrejt
2022-10-15 22:12:15

Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës do t’i çelë punimet në orën 10:00 të së dielës në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, dhe do të mbyllet më 22 tetor.

Zhvillohet mbledhja e parë e presidiumit të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, 15 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Zhvillohet mbledhja e parë e presidiumit të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, 15 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Kongresi do të transmetohet drejtpërdrejt nga Grupi Mediatik i Kinës (https://www.cgtn.com/tv,https://tv.cctv.com/live/cctv1/index.shtml) dhe Agjencia e Lajmeve “Xinhua” (https://english.news.cn/home.htm). Ai do të transmetohet njëkohësisht edhe nga stacionet televizive dhe radiofonike në mbarë Kinën, si edhe nga uebsajtjet e lajmeve, platformat e mediave të reja, ekranet e mëdha në mjedis të hapur dhe televizionet në celularë.

Të gjitha përgatitjet për Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së kanë përfunduar, bëri të ditur të shtunën zëdhënës i këtij kongresi Sun Yeli.

Zëdhënësi Sun Yeli(qendër) në konferencën e shtypit, 15 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Zëdhënësi Sun Yeli(qendër) në konferencën e shtypit, 15 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Gazetarët kinezë dhe huaj në konferencën e shtypit, 15 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Gazetarët paraqesin pyetje në konferencën e shtypit, 15 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

2 296 delegatë do të marrin pjesë në Kongresin e 20-të Kombëtar, duke përfaqësuar më shumë se 96 milionë anëtarë dhe mbi 4.9 milionë organizata-bazë të PKK-së. Ata do të dëgjojnë e shqyrtojnë një raport nga Komiteti Qendror i 19-të i PKK-së dhe një raport pune të Komisionit Qendror të 19-të për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së, si edhe do të zgjedhin anëtarët e Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së.

Duke iu përgjigjue pyetjes së gazetarëve për marrëdhëniet kino-amerikane, zëdhënësi Sun Yeli u shpreh se gjëja më e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në 50 vitet e ardhshme është që Kina dhe ShBA-ja të gjejnë mënyrën e duhur për të shkuar mirë. Kyçi për këtë, vuri në dukje zëdhënësi, është respekti i ndërsjellë, bashkëjetësa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella.