Progres-raporti KE: Shqipëria përparim në rrugën drejt integrimit Evropian
2022-10-15 10:18:56

foto/Facebook/Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, pas takimit me ambasadoren e delegacionit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila i dorëzoi progres-raportin e KE-së 2022, vlerësoi se pavarësisht sfidave dhe vështirësive dokumenti njeh faktin se Shqipëria ka përparuar në rrugën drejt integrimit evropian.

Shefja e diplomacisë shqiptare deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se e siguroi ambasadoren Hohmann rreth angazhimit të vendit për të punuar ngushtësisht së bashku për të adresuar të gjitha shqetësimet.

“E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të dhënë rezultate konkrete në këtë fazë të re të procesit të integrimit pas Konferencës së parë Ndërqeveritare. Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020.”,- deklaroi ministrja Xhaçka.

Raporti i progresit i Komisionit Evropian vlerësohet nga qeveria shqiptare si një dokument pune mbi fushat se ku do të përcaktohet angazhimi i përbashkët me BE-në në muajt në vijim. (Irma)