Xi Jinping-u uron për krijimin e qendrës globale mbi transportin e qëndrueshëm
2022-10-14 16:47:14

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të premten një letër urimi për krijimin e Qendrës Globale të Inovacionit dhe Njohurive për Transportin e Qëndrueshëm të Kinës.

Xi Jinping-u vuri në dukje se promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm të transportit global dhe ndërlidhshmërisë globale ka një rëndësi të madhe për sigurimin e stabilitetit të zinxhirit global të furnizimit logjistik dhe promovimin e zhvillimit të ekonomisë botërore. Krijimi i Qendrës Globale të Inovacionit dhe Njohurive për Transportin e Qëndrueshëm është një masë e rëndësishme për të mbështetur realizimin e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Kina dëshiron që bashkë me vendet e tjera të shfrytëzojë plotësisht platformën e Qendrës Globale të Inovacionit dhe Njohurive për Transportin e Qëndrueshëm për të nxitur bashkëpunimin global në fushën e transportit dhe për të dhënë kontribut për të çuar përpara Nismën e Zhvillimit Global, për zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së dhe ndërtimin e  bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Ceremonia e përurimit të Qendrës Globale të Inovacionit dhe Njohurive për Transportin e Qëndrueshëm të Kinës u mbajt po atë ditë në Pekin. (Çang Çuo)