Ambasadori kinez takon zyrtarin e MEPJ-së: Nxitje e lehtësimit të shkëmbimeve njerëzore
2022-10-14 19:06:49

Ambasadori i Kines ne Tirane Zhou Ding dhe Gazmend Turdiu, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (Foto Facebook

Ambasadori i Kines ne Tirane Zhou Ding dhe Gazmend Turdiu, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (Foto Facebook)

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gazmend Turdiu, priti në një takim ambasadorin e Kinës në Tiranë.

Ambasadori kinez, përmes një postimi zyrtar në “Facebook”, duke vlerësuar takimin, deklaroi se pati shkëmbime të thella idesh mbi tema të gjera, veçanërisht mbi nxitjen e lehtësimit të shkëmbimeve njerëzore mes Shqipërisë dhe Kinës.

Takimi i ambasadorit kinez Zhou Ding me zyrtarin e MEPJ-se (Foto Ambasadori i Kines ne Shqiperi Zhou Ding)

Ambasadori Zhou gjithashtu theksoi se në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimeve dypalëshe në arsim, turizëm, bujqësi dhe fusha të tjera. (Irma)