Rritja e kostos së parasë
2022-10-14 09:12:49

Më 5 tetor Banka e Shqipërisë e rriti për herë të katërt në shtatë muaj normën bazë të interesit. Lidhur me këtë për Grupin Mediatik të Kinës ka dhëënë një intervistë eksperti i ekonomisë  Fatos  Çoçoli

 

Banka e Shqipërisë (Burimi buletiniekonomik)

Banka e Shqipërisë (Burimi buletiniekonomik)

CMG: Përse ka ndodhur kjo sipas jush?

Fatos Çoçoli: Ka ndodhur në një periudhë shumë të shkurtër nga marsi deri në dhjetor, ku Banka ka ndërhyrë  katër herë. Arsyeja kryesore është që kemi një inflacion shumë të lartë dhe  në nivele të tilla nuk e kemi parë që nga viti problematik 1997. Flasim për 8% që ishte i gushtit, 8.1% i shtatorit, kështu që Banka mendoi që të tillë inflacion ta mund në këtë formë dhe për ta frenuar disi. Një pjesë e madhe e familjeve tona pjesën më të madhe të harxhimeve e kanë në energjië elektrike, ushqimet etj. Këto janë shpenzime që kapin deri në 80% të buxheteve familjare. Në këtë kuptim ëshët shumë e rëndësishme që banka t’i ndërmerte këto aksione, sepse banka aktivizion një mekanizëm i cili arrin të frenojë këtë rrijte të çmendur të çmimeve.

Fatos Çoçoli (Foto CMG)

Fatos Çoçoli (Foto CMG)

CMG: Nëse flasim për bankat e tjera në rajon, a ndodh i njëjti fenomen?

Fatos Çoçoli: Është e vërtetë. Të gjitha këto banka përpiqen të luftojnë fort iflacionin e vendeve të tyre, sepse ky është një inflacion jo endemik, por i importuar. Nuk e ka problem inflacionin e lartë Kosova apo Mali i Zi, sepse na ka ardhur nga konfliki në Ukrainë dhe rritja e lëndëve të para që ne importojmë. Ka ndërhyrë banka jonë që në 23 mars dhe aty kemi lidhjen e normës bazë të interesit me lekun shqiptar.. Është një ndërhyrje e të gjitha bankave, sepse ka ndërhyrë edhe Banka Qëndrore Federale e SHBA-së dhe  është më agresivja sepse ndërhyn në të njëjtin interval kohor dhe ka ndërhyrë 7 herë. Norma bazë e interesit është ajo që mund ta ndalojë inflacionin e lartë.

Leku shqiptar dhe monedhat e huaja (Foto Banka e Shqipërisë)

Leku shqiptar dhe monedhat e huaja (Foto Banka e Shqipërisë)

CMG: Cila është lidhja e normës bazë të interesit me lekun?

Fatos Çoçoli: Ndoshta ëshë e vështirë për qytetarët ta kuptojne, por duhet të dinë që janë të mbrojtur në momentin kur inflacioni rritet shumë. Duke qenë se bankat qendrore me ligj detyrojnë bankat e nivelit të dytë të mbajnë depozita të detyrueshme njëditore, këto banka duke rritur normën bazë të interesit induktojnë menjëherë që kreditë e bankave tregtare të bëhen më të shtrenjta. Nëse ti ke një kredi që i është rritur përqindja e interesit, atëherë ti nuk do të duash të konsumosh shumë dhe të marrësh kredi të tjera, frenohesh në konsumin tënd si qytetar apo sipërmarrës. E njëta gjë ndodh edhe me vlerën e parasë. Në momentin kur monedha kombëtare leku dhe banka jonë e rrit normën bazë, menjëherë shikojmë që depozitat në Lekë kanë përqindje të lartë interesi. Në momentin kur popullata kursen më shumë, atëherë do të konsumojë më pak. Banka nuk duhet ta shtrenjtojë shumë lekun, sepse po e shtrenjtoi shumë frenon rritjen ekonomike dhe dëmtohemi të gjithë.

Banka e Shqipërisë (Foto bankofalbania)

Banka e Shqipërisë (Foto bankofalbania)

CMG: A mund të kemi edhe më tej rritje të normës bazë të interesit?

Fatos Çoçoli: Kjo është një çështje që do ta kemi, sepse banka jonë qendrore ka specialistë të aftë dhe ata kanë disa parashikime sesi do të jetë inflacioni në nëntor. Banka jonë thotë që do jenë gjashtë muaj të vështirë, sërish janë nivele të larta dhe dëmtuese për ekonominë. Po shikojmë që pensionistët mbajnë rradhë, sepse tani është momenti që paratë e kursyera të jetës së tyre t’i investojnë.

CMG: Sa i përket luftës me inflacionin a mund të themi se do të ketë një ndalesë nga Banka e Shqipërisë?

Fatos Çoçoli: Mendoj se banka do të jetë gardiania e fortë e lekut, e mbajtjes në kontroll të inflacionit. Tek e fundit ajo e ka dhe në ligj që duhet ta mbajë në 2-4 % në kontroll. Kjo është një përpjekje titanike do ta quaja, një luftë mes bankave qëndore dhe inflacionit.