Arti i kaligrafise ne Diten e Institutit Konfuci ne Tirane (Foto CMG)
Arti i prerjes se letres ne Diten e Institutit Konfuci ne Tirane (Foto CMG)
Në Ditën e Institutit “Konfuci” në kryeqytetin shqiptar u organizuan një sërë aktivitetesh nga Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës, duke shpalosur artin dhe kulturën kineze përmes paraqitjeve të prerjes së letrës, kaligrafisë, servirjes së çajit, kulinarisë dhe sportit, që të pranishmit vrojtuan me kërshëri.
Në ambientet e këtij institucioni ishin vendosur disa kënde me tavolina, ku në secilën prej tyre gjendej një pjesë e historisë së kulturës kineze. Në një prej tyre, atë të kaligrafisë, të interesuarit shkruan emrat e tyre në kinezisht.
Gjatë këtij aktiviteti u dhuruan disa libra didaktikë të gjuhës kineze për të interesuarit.
Pjesemarrese ne aktivitetin e Institutit Konfuci ne Tirane (Foto CMG)
Servirja e cajit ne Diten e Instituti Konfuci ne Tirane (Foto CMG)
Momente muzikore ne Diten e Institutit Konfuci ne Tirane (Foto CMG)
Të pranishmit shijuan edhe tingujt e muzikës kineze, përmes një vegle muzikore kineze tepër e veçantë, të interpretuar nga një prej pedagogeve.
Disa nga studentët e gjuhës kineze ishin të veshur me rroba tradicionale kineze dhe lëvizin nëpër ambient, duke krijuar një imazh oriental në këtë institucion të dijes. (Irma)