Kina në prag të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së
2022-10-14 09:35:14

Partia Komuniste  e Kinës (PKK) ka shpallur datën e fillimit të Kongresit të 20-të Kombëtar, i cili do të fillojë më 16 tetor 2022. Ky takim mbahet çdo pesë vjet dhe përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që vijnë në këtë vend, duke përfaqësuar krahina dhe grupe të ndryshme etnike zgjedhin udhëheqjen qendrore dhe Byronë Politike.

Nga kjo udhëheqje qendrore, çdo pesë vjet zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëvendëspresidenti i PKK-së, të cilët shërbejnë si President dhe Kryeministër i Kinës. Kjo procedurë është shumë e ndryshme nga vendet e tjera, ku bëhet votimi i drejtpërdrejtë. Populli kinez i zgjedh përfaqësuesit e tij përmes votimit në nivele të ndryshme. Përfaqësuesit e zgjedhur përdorin të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur më tej një lidership të lartë.

Dr. e shkencave Marsela Musabelliu, drejtore ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit flet për këtë ngjarje të rëndësishme të jetës politike në Kinë në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës

CMG: Çfarë është Kongresi Kombëtar i Partisë Komuniste Kineze (PKK)? Si lindi dhe si u stabilzua si entitet deri në ditët tona?

Dr. shk. Marsela Musabelliu: Kongresi është data më e rëndësishme në kalendarin politik të Kinës. Ai jo vetëm që zgjedh ekipin drejtues, por vepron si një tregues për drejtimin që vendi do të marrë në të ardhmen e afërt, me efekte për dekadat në vijim.

Që nga viti 1949, Kina është qeverisur nga një parti politike. Udhëheqja e PKK-së në drejtimin e vendit  është e përfshirë në kushtetutë.  Partia është e organizuar si një piramidë, në bazë janë rreth 96 milionë anëtarë,  nga këta rreth 2,296 janë zgjedhur për të qenë delegatë në Kongresin Kombëtar që mblidhet në 16 tetor 2022.

Nga radhët e tyre delegatët e Kongresit zgjedhin një grup të konsiderueshëm për t'u bërë anëtarë të Komitetit Qendror (aktualisht ka 205 anëtarë), dhe anëtarët e këtij komiteti zgjedhin Byronë Politike që aktualisht ka 25 anëtarë.

Një pjesë e vogël e këtyre anëtarëve të Byrosë Politike janë përzgjedhur për t’i shërbyer Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, aktualisht ka 7 anëtarë. Anëtari më i rëndësishëm i Komitetit të Përhershëm është kreu i lartë ose Sekretari i Përgjithshëm, Xi Jinping. 

Kongresi  i 20-të Kombëtar do të ketë detyrën qendrore të paraqesë udhërrëfyesin e politikës për pesë vitet e ardhshme e më tej, një periudhë kyçe në realizimin e përtëritjes kombëtare. Ai prezanton çdo rishikim ose amendim legjislative, deri kushtetuese që konsiderohen si të  nevojshme.

Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së, do të hapet në Pekin të dielën dhe konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm pasi popullin kinez ështe në nisjen e një udhëtimi të ri për ta ndërtuar plotësisht Kinën në një vend socialist modern.

Kongresi i parë përkon me themelimin e PKK-së kur me vetëm 50 anëtarë në Shangai, më 23 korrik të vitit 1921.

Në vitin 2022 jemi në Kongresin e 20-të dhe partia politike më e madhe në botë me 101 vjet ekzistencë dhe 73 vjet në drejtim të vendit më të populluar mbidhet në kongres kombëtar.

CMG: Ҫfarë mishëron sistemi i Kongresit Kombëtar dhe si  përzgjedhen e delegatët?

Dr.shk Marsela Musabelliu: 2,296 delegatë të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e 20-të Kombëtar kanë kaluan një proces zgjedhor rigoroz dhe të përpiktë që zgjati disa muaj. Zgjedhja e delegatëve është një bazë e rëndësishme sepse ata duke përfaqësuar më shumë se 96 milionë anëtarë të Partisë, delegatët do të shqyrtojnë raportet e punës të paraqitura.

Si një çështje kaq e rëndësishme, është e natyrshme që procesi i zgjedhjes së delegatëve të kongresit të jetë serioz, i standardizuar dhe rigoroz. Meqenëse ka më shumë se 96 milionë anëtarë të PKK, mundësia që një anëtar të bëhet delegat në kongres është rreth 1 në 42,000.

E gjithë procedura përbëhet përgjithësisht nga pesë pjesë: emërimi i kandidatëve nga anëtarët e Partisë; një rishikim i kandidatit; njoftimi publik i kandidatëve për komente; listën e ngushtë të kandidatëve; dhe votën përfundimtare në çdo njësi zgjedhore.

Me një moshë mesatare prej 52.2 vjeç, delegatët përfshijnë anëtarë të Partisë nga grupmosha të ndryshme.  Numri i delegateve femra, përbëjnë 27 përqind të totalit. Njerëzit nga grupet e pakicave etnike përbëjnë 11.5 përqind të totalit dhe vijnë nga 40 grupe të tilla. Më shumë se 95% e delegatëve kanë arsim në nivel universitar ose më të lartë.

Delegatët përfshijnë anëtarë në pozicione drejtuese dhe gjithashtu ata që punojnë në vijën e parë, me këta të fundit që përbëjnë 33.6 për qind të totalit, sipas të dhënave zyrtare vijnë nga baza.

Përfaqësohen sektorë të ndryshëm të shoqërisë, duke përfshirë ekonominë, shkencën dhe teknologjinë, mbrojtjen kombëtare, gjyqësorin, prokurorinë dhe sigurinë publike, arsimin, publicitetin, kulturën, kujdesin shëndetësor, sportin dhe administratën sociale. Figura të shquara mes delegatëve përfshijnë epidemiologun kryesor 85-vjeçar Zhong Nanshan, astronautë medalistët e shumëfishtë të Lojërave Olimpike etj. Kriteret janë që  delegatët e zgjedhur janë anëtarë të shquar të PKK-së,  të kualifikuar ideologjikisht dhe politikisht,  kanë vërtetuar zellin në punë, kanë standarde të larta morale, janë kompetent në diskutimin e çështjeve të shtetit dhe kanë bërë arritje të jashtëzakonshme në punën e tyre.

CMG: Hierarkia, nga anëtarët e thjesht të PKK deri në krye dhee cilat janë parimët baze të përzgjedhjes së tyre?

Dr.shk.Marsela Musabelliu: Në Kinë selektimi i kandidatëve që ulen në karriget e Kongresit kalon shumë filtra  që lidhen shumë me devotshmërinë, etikën e punës, moralin, kontributin në shoqëri, arritjet personale, etj.

Një hierarki të mirëstrukturuar - një sistem lidershipi që i jep përparësi përzgjedhjes, trajnimit, monitorimit dhe inspektimit të personelit kryesor, duke ngulitur një shkallë të lartë të profesionalizmit administrativ dhe menaxherial.

Meritokracia - një sistem që kërkon dhe i kushton vëmendje opinionit të ekspertëve në fusha të ndryshme, ka zgjidhje të përqëndruar për problemet që lindin në kohë reale.

Një mënyrë e të menduarit që eksperimenton dhe teston politika të reja para zbatimit dhe përhapjes së tyre, që përdor planifikimin industrial dhe kapitalin shtetëror për të fituar ekonomi të shkallës dhe përparësi konkurruese.

Vizion për të ardhmen - përcaktimi i qëllimeve afatgjata, objektivave afatmesëm dhe politikave afatshkurtra që monitorohen dhe modifikohen në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërthurja harmonike e aspiratave kombëtare, shoqërore dhe individuale - ky është qëllimi përfundimtar i një lidershipi të suksesshëm.

Duke qenë se në Kinë këto aspirta janë ravijëzuar në leter prej kohësh, aplikimi në realitet është bërë gradual duke vënë në aksion konceptet e hierarkisë së mirëstrukturuar, meritokracisë dhe vizionit.

Megjithatë, përfundimi i kongresit të Partisë nuk do të thotë se detyrat e delegatëve kanë përfunduar. Delegatët duhet të mbajnë kontakte të ngushta me anëtarët e Partisë bazë dhe njerëzit për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre dhe për të mësuar rreth problemeve që janë shfaqur në zbatimin e vendimeve të Partisë.

CMG: Si ndikon Kongresi  në jetën politike, ekonomike, sociale të vendit?

Dr.shk Marsela Musabelliu: Mes rreziqeve dhe sfidave gjithnjë e më komplekse me të cilat përballet Kina, Kongresi i ardhshëm i 20-të do të ketë detyrën qendrore të paraqesë udhërrëfyesin e PKK-se për pesë vitet e ardhshme e më tej, një periudhë kyçe në realizimin e përtëritjes kombëtare.

Presidenti Xi Jinping është shprehur para disa muajsh se Kongresi Kombëtar i 20-të është një takim vendimtar që përcakton kursin për të ardhmen e vendit.

Ai i bëri komentet gjatë një seminari dy ditor në Pekin. Ai tha se lidershipi duhet të analizojë tërësisht situatën e brendshme dhe të jashtme të Kinës. Ai vuri në dukje se modernizimi socialist do të realizohej në thelb nga 2022 - 2035. Dhe nga 2035 deri në mesin e shekullit, Kina do të bëhet një vend i madh socialist që është i begatë, i fortë, demokratike, e avancuar kulturalisht, harmonike dhe e bukur.

Pra ky kongres përbën thelbin e politikave që do të aplikohen në pesë vitet e ardhshme dhe projktohen deri në mes të shekullit tonë.

Kongresi përcakton axhendën kryesore të qeverisjes në të gjithë sektorët e politikave, nga makroekonomia te çmimet e produkteve. Aty  hartohen vlerësimet e punës gjatë pesë viteve të fundit, të cilat përfshijnë  një shqyrtim të hollësishëm të situatës aktuale.

CMG: Përse Kongresi është i rëndësishëm dhe tërheq vëmendjen e botës, cila është rëndësia e tij për vende të tjera?

Dr.shk Marsela Musabelliu: Kongresi do të mbyllet me miratimin e raporteve zyrtare dhe zgjedhjen e Komitetit Qendror të ri të PKK-së, i cili do të mbajë seancën e parë plenare menjëherë pas kongresit për të zgjedhur Byronë e re Politike, Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike etj.

Lidershipi i Kinës është përherë në vëmendjen e pjesës tjetër të botës pasi është arkitekti i të ardhmes se vendit dhe drejtimit të politkës së jashtme të Kinës.

Kongresi Kombëtar është mbledhja që përcakton udhëheqjen politike të Kinës dhe vendos tonin për marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të botës.

Aty zgjidhet ekipi drejtues që do të drejtojë Kinën për pesë vitet e ardhshme, një funksion që tërheq vëmendjen më të madhe ndërkombëtare.

Gjatë viteve të ardhshme, është thelbësore që Kina të qëndrojë në drejtimin e duhur në mes të mjedisit ndërkombëtar gjithnjë e më të komplikuar dhe sfidues në mënyrë që të ruajë sigurinë kombëtare duke vazhduar të promovojë zhvillimin.

Mes pasigurive të sjella nga sfidat si pandemia COVID-19 dhe zgjerimi i ndarjes që lind nga rivaliteti gjeopolitik, PKK pritet të rinovojë thirrjen e saj në Kongres për vendet që të zbatojnë Iniciativën e Zhvillimit Global të propozuar nga Kina dhe Iniciativën e Sigurisë Globale  për të promovuar paqen globale dhe zhvillimin si pjesë e një përpjekjeje për të çuar përpara ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Intervistoi Eda Merepeza