A duhet të motivohen nxënësit?
2022-10-13 14:21:15

Hulumtimet tregojnë se ka forma të ndryshme nëpërmjet të cilave nxënësit mund të motivohen siç është motivimi nga mësuesit dhe prindërit. Një studim mbi temën e mësimit duke u argëtuar tregon se konceptet e fëmijëve, prindërve dhe ekspertëve janë të ngushta: puna me projekte, përmbajtja e përditshme e të mësuarit, një përzierje e gjerë e mediave dhe mësim më i pavarur janë fjalë kyçe dhe dëshira të rëndësishme për të rritur motivimin e të mësuarit. Një studim i studentëve nga “Scoyo” zbuloi se fëmijët kanë më shumë gjasa të jenë të interesuar për të mësuar përmbajtjen kur ato janë të mbushura me histori emocionuese. Motivimi, mësuesit kanë një ndikim të fortë në entuziazmin e nxënësve në orën e mësimit. Për Radio Ejani dhe Grupin Mediatik të Kinës na tregon më tepër rreth kësaj teme psikologe, Klorinda Serani.

Foto:VCG

Foto:VCG

Klorinda Serani: Të falënderoj për ftesën, e cila ka në themeli të saj, gjendjen emocionale të fëmijës, edukimin e fëmijës, vlerësimin e fëmijës, por edhe këshillimin  e mësuesve lidhur me vlerësim që duhet t’u bëjnë posaçërisht fëmijëve të klasave të para.

CMG: Si duhet t’i vlerësojë mësuesi fëmijët e parashkollorit apo klasave të para?

Klorinda Serani: Ne e dimë se fillimi i një viti shkollor është i vështirë për të gjithë si për parashkollorin, klasën e parë dhe deri në klasën e nëntë, por jo vetëm fëmijët dhe individët që fillojnë diçka të re, një punë e re, pra çdo lloj individi që ka një fillim të ri, duhet të kenë motivimin e duhur për të ecur në mënyrë sa më pozitive. Sepse gjendja emocionale e fëmijës në këtë rast, varet dhe nga komunikimi që realizohet, mësues-fëmijë. Mësuesi është pika kyçe apo një nga pikat kryesore  në lidhje me gjendjen emocionale të përshtatjes së fëmijës në institucionin shkollor.

Në qoftë se kemi të bëjmë me një fëmijë që ka vështirësi në të nxënë, gjithmonë komunikimi është  ai që të punoj pak sot e pak nesër. Mësuesi duhet të ketë parasysh se, vlerësimi që duhet ti japë fëmijës, duhet të jetë sa më pozitiv, i mbështetur me fakt, por edhe me mënyrën se si e shikon, se si e vlerëson, çfarë mund të vizatoj në fletore, çfarë mund të shkruaj, apo çfarë mund ti ngjyrosi edhe në dorë. Fëmija e sheh në sy mësuesin duke mësuar edhe ai që të komunikojë, se çfarë i thotë mësuesi fëmijës, pra kujdesi më i madh dhe pikëqendra duhe të jetë mësuesi, i cili duhet të marrë parasysh fëmijën para se të japë vlerësimin. Duhet të marrë një fletore, e cila duhet korrigjuar , por nëse fëmija ka bërë gabime, dhe nuk e ka shkruar mirë fjalën, apo nëse fëmija ka bërë një njollë në fletore, duke fshirë me gomë, ne nuk duhet të mbetemi këtu, ato janë gjëra shumë të vogla të cilat fëmija do i rregullojë me kalimin e kohës në vazhdimësi, për ne është e rëndësishme që fëmija është ulur për të punuar, ka punuar dhe për këtë duhet vlerësuar iniciativa e fëmijës që ka marrë lapsin në dorë e ka filluar të shkruaj.

CMG: Si ndikon në psikikën e fëmijës vlerësimi i mirë dhe jo i mirë në klasën e parë?

Klorinda Serani: Nëse duam që fëmija të ndjehet mirë që në klasë të parë  dhe ta ketë më të lehtë përshtatjen e tij me ambientin e ri në shkollë, me shokët, shoqet, mësuesja apo edhe mësuesit e tjerë që mund të jenë pjesë e edukimit të tij, si mësuesja e anglishtes, e fiskulturës etj. Të gjitha këto futen në jetën  e fëmijës në vitin e parë shkollor. Duhet të kemi parasysh jo vetëm pjesën e vlerësimit, por se si ndikon ky vlerësim tek fëmija. Nëse ne i japim një vlerësim negativ fëmijës ai do ketë një përshtatje negative, humbet besimin në vete, nuk merr iniciativën e duhur, shikon me pikëpyetje,  nuk e merr si më përpara me dëshirë për të hapur librin dhe për të mësuar sepse tashmë ai e di, se po të bëjë gabime mësuesja do i vendosi një notë më të keqe.

Psikologe Klorinda Serani

Psikologe Klorinda Serani

Vlerësimi i duhet, por duhet pasur parasysh kur fëmija është në klasën e parë, është mënyra e mbajtjes mirë e lapsit, etj. Por nëse e vlerësojmë në mënyrë pozitive fëmijën, iniciativa do jetë më e shumtë, më e shpeshtë që ky fëmijë të realizoj sa më shumë gjëra, do  jetë më i gëzuar, do ketë më besim te vetja edhe për iniciativa të tjera dhe komunikimi i mësueses do jetë më i ngrohtë që fëmija të nxitet p.sh: "Ti sot i ke bërë shumë mirë detyrat, por  bëje pak me kujdes ushtrimin" , ose "Bravo e ke përfunduar ushtrimin deri në fund, më pëlqen shumë, herës pres edhe më shumë nga ty". Pra fëmija do mbështetje emocionale, pastaj herës tjetër ai ecën vetë. Po mund të ndalemi dhe te këmbëngulësi mësuesi, që ky fëmijë ka të drejtë të jetë fëmijë në radhë të parë, më pas një shkrues si mësuesi, thjeshtë duhet më shumë durim.

CMG: Sa i rëndësishëm është motivimi për ta?

Klorinda Serani: Motivimi është një aspekt shumë i rëndësishëm për fëmijën, pra nxënësin. Mënyra e motivimit që mund ti realizojë mësuesi nxënësit është një nga pikat kryesore që nxënësi ta përfundojë më sukses vitin shkollor, por jo vetëm, ajo kujtohet, rikujtohet gjatë gjithë jetës, sepse vitet e para janë në kujtesë të fëmijës. Motivimi i mësuesit lë gjurmë për gjithë jetën tek fëmija. Pra ekzistojnë disa mënyrë të rëndësishme që janë: entuziazmi i mësuesit. Nëse fëmija sheh që mësuesi është entuziast në lëndën e tij, në punën që jep, është entuziast nga ora e parë deri në orën e fundit, edhe fëmija ndjehet i tillë. Reflekton shpresën, rrezatimin por edhe motivim shumë të fortë që i duhen nxënësit, fëmijës për të ecur përpara në jetë. Nëse mësuesi është entuziast, edhe fëmijët e transmetojnë atë entuziazmin pas shkollës në ambient që e rrethon, në familje, etj. Mësuesi duhet të jetë i aftë për tu futur tek ndërgjegja e fëmijës , të ndjehet pak fëmijë, të kuptojë botën, ngacmimet, pyetjet që lindin brenda fëmijës, në mënyrë që të njohë pikat e forta dhe të dobëta. Një nga pikat për të arritur motivimin është edhe angazhimi i mësuesit në punë është motivimi i fëmijë. Mësuesi duhet të gjejë kohë edhe për të dëgjuar problematikat që fëmija ka brenda dhe jashtë klasës. Sepse mund të ketë nxënës me problematika të ndryshme, mund të ketë nxënës me prindër të divorcuar, mund të ketë nxënës me probleme në të nxënë, apo që shkruajnë më ngadalë.

Problematikat që fëmija ka në ambientin familjar mund ti përçojë edhe në ambientin shkollor. Kjo duhet vërejtur nga mësuesi dhe i duhet qëndruar pranë. Sepse nëse e mbingarkojmë fëmijën si; "Puno pak më mirë”, “Sot nuk punove mirë”, apo “sot do të vendos një fytyrë të mërzitur" etj., ky nuk është motivim që i bëhet nxënësit. Mësuesi duhet ta motivojë fëmijën në ato fillime, ti vendosi atë yllin apo fytyrën e qeshur, që fëmija të ketë motivim për të punuar edhe detyrën e ardhshme.

CMG: Si mund t'u bëhet mësimi më i lehtë?

Foto:VCG

Foto:VCG

Klorinda Serani: Unë mendoj se mësuesi duhet të bëjë një mësim sa më efikas, sa më të lehtë sepse fëmijët janë të ndryshëm nga njëri- tjetri, vijnë nga familje të ndryshme, prindërime të ndryshme . Fëmija duhet të shohë dritën në sytë e mësuesit. Dhe pjesa tjetër që është kryesore është kontakti që ka mësuesi, ai përqafimi i ngrohtë, ajo buzëqeshja që mirëpret fëmijët, të gjitha këto e bëjnë ditën më të lumtur nga ana e mësuesit për fëmijën.

Mësuesit duhet të ketë kujdes te vlerësimi i nxënësit sepse vlerësimi i mësuesit është shumë i rëndësishëm sidomos për ata nxënës që nuk e marrin guximin, ata që kanë frikë se mos gabojnë. Këta nxënës duhet të jenë shumë të motivuar nga ana e mësuesit por edhe nga ana e mjedisit. Mësuesi duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur i vlerëson që gjykimi nuk duhet t’i vrasë sedrën.

CMG: Si e përjetojnë fëmijët emocionalisht ndryshimin nga kopshti, parashkollori në klasën e parë?

Klorinda Serani:  Kalimi nga kopshti në parashkollor është i vështirë, sidomos për ata fëmijë që e kanë të vështirë që të socializohen shpejt, pasi duan kohë që të përshtaten. Në kopsht fëmija ka  lirshmëri dhe  mund të luaj, ndërsa tani që parashkollori bëhet në shkollë, dhe fëmija ulet në banka, për ata është më e vështirë. Ajo që e bën më efikase është mësuesi dhe prindi, të cilët duhet tua lehtësojnë këtë ngarkesë.

Fëmijët nuk duhet të kenë ngarkesë të madhe, por duhet kujdes në mënyrën e të shprehurit, të mos i themi: “Tani nuk je më i vogël, je rritur, ke filluar shkollën, duhet të mësosh më shumë, ke shumë detyra” dhe harrojmë se ai fëmijë vetëm disa muaj është rritur e nuk mund ti japim aq shumë ngarkesë sepse është ende fëmijë dhe do të shijojë fëmijërinë e tij. Mësuesi duhet të rregullojë dhe pjesën e mësimdhënies, nëse një fëmijë lodhet, duhet ti japë kohë atij fëmije, të bëj një pushim me gjithë klasën, jo vetëm atij fëmije. Në këtë mënyrë fëmija do e marrë gradualisht situatën, dhe mos e marri me stres sepse shkarkimi emocionl tek ai fëmijë çon deri në  dhunë fizike fëmijën me shokët, mund të fillojnë të flasin fjalë kundërshtuese si: “Nuk më pëlqen” apo “nuk e dua këtë” , pra mos arrijmë deri këtu, por ta bëjmë orën e mësimit sa më të bukur dhe gradualisht. 

CMG: A është e rëndësishme që mësuesi të njohë mirë  karakterin e nxënësve të klasës së parë, në mënyrë që të krijojë siç duhet marrëdhëniet me secilin prej tyre dhe më pas me  gjithë nxënësit?

Foto:VCG

Foto:VCG

Klorinda Serani: Fëmijët janë të ndryshëm dhe mësuesi duke i njohur të gjithë nxënësit, duhet tu flasë në bazë të karakterit të tyre. Mund të ketë fëmijë që kanë vështirësi  të flasin, dhe mësuesi duhet të ulet para tij me shikimin e drejtpërdrejtë, ta nxisi këtë fëmijë e ta ndihmojë, se socializimi është shumë i rëndësishëm për atë fëmijë. Duke i njohur mësuesi karakterin fëmijës e duke komunikuar me të, fëmija nuk do ndjehet më i huaj, fëmija do marrë iniciativa, vlerësimi i tij do jetë më i mirë dhe do vijë më i kënaqur ditën tjetër në shkollë, madje do i mungojë atmosfera. 

-Një përzierje lavdërimi dhe inkurajimi është e efektshme në ndërtimin e vetëbesimit. Mësuesit të cilët ofrojnë lavdërim të sinqertë dhe inkurajim krijojnë një atmosferë pozitive dhe të shëndetshme në klasë. Kur nxënësit e dinë se janë në rrugën e duhur, ata do të duan të vazhdojnë. Nxënësit priren të punojnë më shumë kur besojnë se mësuesi i tyre i pëlqen. Ky është ndoshta parimi më i rëndësishëm i motivimit. Pse duhet të punojnë nxënësit për një mësues të ashpër? Nëse nxënësit tuaj e dinë se ata kanë rëndësi për ty, atëherë ata do të jenë shumë më të prirur për të qëndruar në detyrë, sesa nëse besojnë se nuk jeni të interesuar për suksesin e tyre. Të dashur mësues ndihmoni nxënësit të arrijnë qëllime afatshkurtra për të zhvilluar kompetencat që duhet për të qenë të suksesshëm. Nxënësit kanë nevojë për aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të përfunduar punën e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre.

Intervistoi: Sava Lena