CMG: Pse Kina është bërë partnere e gjithnjë e më shumë ndërmarrjeve ndërkombëtare?
2022-10-13 15:01:25

Në Samitin Gjerman të Inxhinierisë Mekanike që u mbajt ditët e fundit në Berlin, mbajtja apo jo e marrëdhënieve tregtare me Kinën u bë një ndër temat më të nxehta. Kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalimin e tij shprehu qartazi përkrahjen ndaj globalizimit, duke theksuar se “shkëputja” është një rrugë e gabuar dhe se vendi i tij do të vazhdojë "të bëjë biznes" me vendet e tjera, duke përfshirë Kinën. Ndërkohë, komisioneri për Tregtinë i BE-së Valdis Dombrovskis vuri në dukje në videofjalimin e tij se “shkëputja” prej Kinës nuk është një alternativë për kompanitë europiave, sepse Kina është një treg i rëndësishëm në rritje dhe burim furnizimi.

Pamje nga porti Zhuhai, 25 shtator 2022, provincë Guangdong(Foto:VCG)

Pamje nga porti Zhuhai, 25 shtator 2022, provincë Guangdong(Foto:VCG)

“Me shtimin e rrezikut të rënies në recesion të ekonomisë globale, këta zëra të arsyeshëm ia vlen të dëgjohen. Arsyet përse gjithnjë e më shumë ndërmarrje të huaja parapëlqejnë të bëjnë biznes me Kinën janë pozicioni i saj si treg gjigant dhe si 'fabrikë e botës'”, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Sa i madh është tregu kinez? Me 114 trilionë juanë GDP dhe mbi 1.4 miliard banorë, Kina është tregu i dytë më i madh i konsumit në botë. Kjo u ka ofruar shumë raste zhvillimi kompanive të vendeve të tjera. Pas më pak se një muaji do të mbahet edicioni i pestë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Ndër më shumë se 1 400 pjesëmarrësit në këtë ekspozitë, mbi 280 janë ndër 500 ndërmarrjet më të fuqishme të botës, dhe gati 90 % e tyre marrin pjesë për të disatën herë.

  Në të njëjtën kohë,  Kina gëzon një pozicion të pazëvendësueshëm si burim i rëndësishëm i zinxhirit global të  furnizimit. Për shembull, Kina zë vendin e parë në botë për vëllimin e prodhimit të mbi 40 % të 500 llojeve të produkteve kryesore industriale.

Kontrolli i produkteve të eksportit në një fabrikë të makinerisë bujqësore, 21 shtator 2022, Yongkang, provincë Zhejiang(Foto:VCG)

Kontrolli i produkteve të eksportit në një fabrikë të makinerisë bujqësore, 21 shtator 2022, Yongkang, provincë Zhejiang(Foto:VCG)

Punëtorë janë duke punuar për të prodhuar robotë të eksportit, 12 qershor 2022, Suzhou, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Punëtorë janë duke punuar për të prodhuar robotë të eksportit, 12 qershor 2022, Suzhou, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Në Treguesin Global të Inovacionit të publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Kina u ngjit nga vendi i 34-t që kishte në vitin 2012, në të 12-tin vjet. Kjo tregon se zhvillimi industrial në Kinë do të marrë një shtysë më të madhe tekniko-shkencore dhe epërsitë e zinxhirit industrial të Kinës do të jenë më të spikatura. Në korrikun e sivjetshëm, gjiganti gjerman BASF deklaroi se do të vijojë të nxisë ndërtimin e bazës së prodhimit në provincën Guangdong dhe parashikohet që deri në fund të vitit 2030, kjo kompani do të investojë 10 miliardë euro atje.

Kina ka ruajtur për një kohë të gjatë shkëmbime të mira ekonomiko-tregtare me vendet e BE-së, si Gjermania. Për gjashtë vjet radhazi Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë. Në tetë muajt e parë të këtij viti vëllimi i tregtisë ndërmjet të dy vendeve arriti në 155 miliardë dollarë amerikanë, duke vazhduar rritjen. Që nga viti 2020 Kina është partnerja më e madhe e BE-së për sa i përket tregtisë së mallrave. Vjet vëllimi i import-eksportit ndërmjet Kinës dhe BE-së i kaloi 800 miliardë dollarët amerikanë.

Të martën FMN-ja publikoi raportin e ri për perspektivën e ekonomisë globale, ku vihet në dukje se, përballë sfidave të shumta, kjo organizatë do ta ulë parashikimin për rritjen e ekonomisë globale në 2.7 % në vitin 2023, 0.2 pikë përqindjeje më pak në krahasim me parashikimin e korrikut. “Në këtë sfond, Kina po ofron një siguri të rëndësishme për botën. Ajo mirëpret miqtë nga vende të ndryshme dhe po hapet gjithnjë e më shumë ndaj botës së jashtme me zhvillimin e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë në të mirë të rigjallërimit të ekonomisë botërore,” thuhet në komentin e CMG-së.