Rritja e pensionit. 674 000 të moshuar përfitojnë nga vendimi i qeverisë
2022-10-13 09:44:23

Nga data 1 tetor, të gjithë pensionistët shqiptarë marrin pensionin e tyre të indeksuar në masën 6%. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka rikonfirmuar për mediat se shtesën e miratuar nga qeveria e përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve.

Pensioni (Foto abc news)

Pensioni (Foto abc news)

 

“Këtë indeksim 6% e përfitojnë të gjithë kategoritë që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga Skema e Sigurimit Shoqëror duke përfshirë të gjithë pensionet e pleqërisë pavarësisht nëse janë fshat apo qytet, pensionet socialë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjarë, pensionet suplementarë, pensionet e parakohshme dhe shtesat që marrin një kategori e caktuar pensionistësh të cilët kanë shtyrë moshën e daljes në pension në atë që quhet neni 33, që për cdo muaj që shtyn moshën e daljes në pension marrin 0.5% pension dhe kjo induktohet.”- theksoi Hado.

Hado  sqaron efektin qe perllogaritet nga 1 tetori i këtij viti.

“Do të indeksohen të gjithë llojet e përfitimeve me 6% dhe ne kur të gjenerojmë, kur të përgatisim faturat e muajit tetor që zakonisht gjenerohen në datën 30 të muajit shtator, nga sistemi informatik që ne kemi, të gjithë pensionet nga data 1 tetor e në vazhdim do të jenë të indeksuara. Qytetarët kur të marrin, se nuk e kam grafikun, them datë 1, 2, 3 e në vazhdim, do ta marrin pensionin e indeksuar. Të gjitha pensionet që do të merren nga data 1 tetor e në vazhdim do të jenë pensione të indeksuara me 6% që do të thotë nuk do të jenë dy shuma, njëherë do të marrin pensionin njëherë këtë 6%. Jo, 6% do të jetë i trupëzuar në pension. Nqs një person nga një pension 200 mijë lekë të vjetra në muaj, në shtator ka marrë 200 mijë lekë të vjetra dhe ka datën e marrjes së pensionit datën 5 tetor, do të marrë një pension i cili është i barabartë me 212 mijë lekë të vjetra. Kështu që do t'i marrin njëkohësisht, kur të marrin pensionin do ta marrin të indeksuar. “-sqaron drejtori Hado.

Ky është indeksimi i dytë që iu bëhet brenda vitit pensioneve, me qëllimin për të zbutur sadopak efektet që kriza e çmimeve po shkakton në xhepat e shqiptarëve. Duke shtuar edhe indeksimin prej 3.3% që u miratua në muajin prill, rritja e pensioneve për vitin 2022 shkon në masën 9.5%.

Astrit Hado (Foto Issh)

Astrit Hado (Foto Issh)

“Pensionet parapaguhen, pensionet nuk paspaguhen sic paguhet paga. Qe do të thotë ne punojmë gjatë muajit shtator dhe pagën e muajit shtator e marrim nga data 1 deri në datën 5 tetor. Ndërsa pensionet kanë një filozofi tjetër, ne i parapaguajmë pensionet. Dmth ne që në datën 1 shtator kemi filluar të paguajmë pensionet e shtatorit, datën 1-2-3. Do të thoni ju pse bëhen kështu. Kjo bëhet për disa arsye. E para njëherë është për të menaxhuar KESH-in, paratë fizike sepse bëhet fjalë, ne harxhojmë të paktën 12 miliardë lekë të reja cdo muaj dhe kemi rreth 748000 deri 750000 pagesa cdo muaj që do të thotë kërkohet një volum jashtëzakonisht i madh parash dhe është e pamundur që të menaxhosh të gjithë sasinë e keshit në një ditë. E dyta tatimet që mblidhen dhe kontributet shoqërore paguhen pas datës 20, do të thotë që ne fillojmë racionojmë dhe keshin por njëkohësisht racionojmë dhe rradhën që të mos kemi dyndje dhe bankat sikurse t’i paguajnë është e pamundur që për 3-4 ditë të munden t’ju shërbejnë 700'000 pensionistëve.” – tha Hado.

I gjithë ky proces bëhet në mënyrë automatike dhe nuk ka probleme apo ngatarresa në praktike.

“Mund të kemi mbi 8-9 vjet që nuk përdorim më indeksime apo rritje pensionesh mbi bazë letre, që të marrin të firmosin, të plotësojnë.ì, bëhet e gjitha në mënyrë automatike kështu që në datën 30 kur të gjenerohen pagesat e muajit tetor do të gjenerohen të gjitha në indeks dhe nuk ka asnjë shans që të ngelet ndonjë njeri pa. Biles edhe ata të cilët ju ka lindru e drejta për pension deri në datë 1 tetor që do hyjë vendimi, por nuk është caktuar pensioni akoma për arsye që s’ka më kërkesë, nëse ai e plotëson moshën në datë 30, e ndërpret punën në datë 30 shtator dhe pensioni i takon ta marrë nga data 30 shtator, por nuk ka mundësi të lidhet për një ditë, ai edhe kur t’i dalë pensioni do dalë pensioni i indeksuar. Dmth indeksohet automatikisht në momentin që lidhet. Pra, asnjë njeri nuk do të do të ngelet pa e marrë indeksimin.”

Pension (Foto vanguard news)

Pension (Foto vanguard news)

Në këtë ideksim të pensionit nuk përfshihet ndihma ekonomike.

“Jo, sepse ndihma ekonomike nuk është një shërbim që e ofrojnë institucionet shoqërore, e ofron pushteti lokale, shërbimi social nëpërmjet pushtetit lokal, por në dijeninë time dhe ajo do të indeksohet por nuk e di në cfarë shkalle. Nuk është paketë e institucioneve të sigurimeve shoqërore që të mund të them cfarë.”- sqarohet nga drejtori ISSH-së.

Efekti financiar në buxhetin e shtetit pritet të jetë i lartë.

“Efekti financiar vetëm për këto tre muaj është 2.06 miliardë lekë. Dmth ka një efekt të themi rreth 700 milionë lekë të reja, 7 milion dollarë, plus-minus po e marrim dollarin 1 me 1 në muaj. Ndërsa efekti që do të ketë ky indeksim që po bëhet tani për vitin 2023 është 8.4 miliardë lekë të reja diku te 80 milionë dollarë. Efekti mbetës për vitin 2023 i këtij indeksimi që po bëhet tani në tetor. Në total vete diku te 10.5 miliardë lekë të reja, ose gati-gati pagesa e një muaji. “- përfundon Hado.