Delegatët e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së mblidhen në Pekin
2022-10-13 18:27:35

Foto: VCG

Të enjten, delegatët nga jashtë Pekinit që marrin pjesë në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, mbërritën në kryeqytetin e Kinës njëri pas tjetrit.

Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës do të hapet në Pekin më 16 tetor. Më shumë se 2 200 delegatë, përfaqësues të më shumë se 96 milionë anëtarëve dhe më shumë se 49 milionë organizatave-bazë të Partisë, u mblodhën në Pekin. Gjatë kongresit delegatët do të dëgjojnë dhe shqyrtojnë raportin e Komitetit Qendror të PKK-së, do të shqyrtojnë raportin e Komisionit Qendror të Kontrollit të Disiplinës, do të pasqyrojnë mendimet dhe kërkesat e shumicës së anëtarëve të Partisë e të masave popullore, do të diskutojnë dhe do të vendosin për çështjet madhore të Partisë dhe do të zgjedhin Komitetin e ri Qendror dhe Komisionin e ri Qendror të Kontrollit të Disiplinës. (Çang Çuo)