Xi kryeson simpoziumin për marrjen e mendimit të personave jo anëtarë të Partisë Komuniste mbi raportin e rëndësishëm
2022-10-13 18:33:09

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), ka kryesuar një simpozium për të marrë mendimet dhe sugjerimet e personave jo anëtarë të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbi projektraportin për Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së.

Në simpozium, që u zhvillua më 31 gusht në Pekin, morën pjesë drejtuesit e komiteteve qendrore të partive politike jokomuniste, kreu i Federatës Mbarëkineze të Industrisë e Tregtisë dhe persona pa parti.

Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së do të hapet më 16 tetor në Pekin. (Çang Çuo)