Qyteti Yutao i provincës Zhejiang: Projekti është i arritshëm, i suksesshëm dhe mund të zhvillohet në Parkun Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-vende të Evropës Qendrore dhe Lindore
Vitet e fundit, nga ndërtimi i parqeve të bashkëpunimit industrial me vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë", te përmirësimi i planit të zonave pilot të tregtisë së lirë, tek eksplorimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në industri të reja, formate dhe modele të reja biznesi, Kina ka krijuar vazhdimisht një shembull të ri për hapjen ndaj botës në nivel të lartë dhe një situate të re të bashkëpunimit të favorshëm. Parku Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Industrial Kinë - vende të Evropës Qendrore dhe Lindore që ndodhet në qytet Yuyao të provincës Zhejiang është një nga platformat e suksesshme për bashkëpunimin e jashtëm ekonomik dhe tregtar të Kinës.
“Shkoni në Parkun Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë - vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ky park po zhvillohet shumë shpejt!”. Sekretari i parë i ambasadës hungareze në Kinë, Pauloan, u thoshte gjithmonë kolegëve dhe ndërmarrjeve hungareze. Në qershor të vitit të kaluar, në Konferencën e Bashkëpunimit Industrial Kinë-vende të EQL, si përfaqësues i diplomatëve të vendeve të EQL-së në Kinë, Pauloan prezantoi inovacionin teknologjik dhe industritë e favorshme të Hungarisë ndërsa vizitoi Parkun Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-EQL. Pas kësaj, ai foli shumë për parkun.
Para dy vitesh, si pjesë e ndërtimit të Zonës Demonstruese të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar Kinë - vende të EQL-së, u përurua Parku i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Industrial Kinë- vende të EQL-së në qytetin Yuyao të provincës Zhejiang. Që atëherë, shumë platforma të inovacionit shkencor dhe teknologjik si Baza e Inovacionit të Evropës Qendrore dhe Lindore Ningbo, Baza e Inovacionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (Budapest) etj., kanë hyrë në këtë park. Ky mjedis ka forcuar gjithashtu edhe shkëmbimet dhe bashkëpunimin me ambasadat e vendeve përkatëse në Kinë, Institutin Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë, Parkun Industrial të Shkencës dhe Teknologjisë Ouqiao në Hungari etj.
Me qëllim që projektet e importuara të jenë të arritshme dhe të suksesshme, parku ka inicuar një sërë masash gjithëpërfshirëse mbështetëse: ndërtimin e një zone grumbullimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të vendeve të EQL-së dhe një sallë takimesh ndërkombëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore për të siguruar që ndërmarrjet nga këto vende të mund të "vendosen" lehtësisht dhe parku t’u ofrojë ndihmën e nevojshme për nënshkrimin e kontratave të projekteve, regjistrimin dhe miratimin, deri te ndërtimi dhe prodhimi. Aktualisht në park janë vendosur 123 ndërmarrje. Mes tyre, 11 projekte të nënshkruara me një investim total prej 6.29 miliardë juanësh.
Avioni i lehtë i prodhuar nga kompania e prodhimit të avionëve hungarezë Magnus ka treg të gjerë në Hungari dhe Evropë. Për të zhvilluar tregun Azi-Paqësor, në qershor 2021, kompania vendosi të hyjë në Parkun Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë - vende të Evropë Qendrore dhe Lindore. Aktualisht, kompania ka marrë një licencë prodhimi të lëshuar nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës dhe po planifikon të ndërtojë një seli rajonale të Azi-Paqësorit në park, me qëllim integrimin e prodhimit, shitjen, funksionimin dhe mirëmbajtjen e trajnimin.
“Ky park fokusohet në bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ndërsa mjedisi industrial dhe objektet mbështetëse këtu plotësojnë nevojat tona”, - thotë Li Qi, përgjegjës i kompanisë Magnus në Kinë.
Yang Sen, kreu i projektit të komunikimit të ndriçimit të rrugës inteligjente të kompanisë estoneze të informatikës së skajshme që është vendosur në park, thotë se shërbimet gjithëpërfshirëse ofrojnë garanci për zhvillimin e ndërmarrjes. Ai shton se "parku na ka ndihmuar të zgjerojmë ambiciet tona në tregun kinez dhe rrisim besimin”.
Foto: chinanews
Qyteti Ningbo i provincës Zhejiang: ativiteti i shitjes së mallrave nga vendet e EQL-së zhvillohet me sukses
°Aktiviteti i shitjes së mallrave nga vendet e EQL-së që u zhvillua në Beilun të qytetit Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës, më ofron një kanal për të mësuar rreth produkteve me cilësi të lartë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore." Zhang Li, i cili bleu verën sllovene si dhuratë për ditëlindjen e një miku, tha se shpresonte që ky aktivitet të vazhdojë.
Aktiviteti i shitjes së mallrave nga vendet e EQL-së që sapo u zhvillua në Beilun arriti një shitje totale prej 2.048 milionë juanë brenda një jave.
Në maj të këtij viti, qyteti Ningbo nisi fushatën °Hera e parë. Aktiviteti i Shitjes së Mallrave nga vendet e EQL-së°, i cili tërhoqi 1 milion njerëz për të marrë pjesë. Gjatë aktivitetit, qytetarët dhe bizneset u përgjigjën me entuziazëm, me një shitje totale prej 10.5174 milionë juanë. Midis tyre, Salla e Përherëshme e Mallrave të Specializuara nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore arriti një fluks mesatar ditor të njerëzve pesë herë më shumë se ai i përditshëm.
Salla e Përhershme e Mallrave të Specialitetit të Evropës Qendrore dhe Lindore është aktualisht modeli më gjithëpërfshirës, më i pasur, më i rrezatuar dhe modeli më i fundit i platformës së promovimit të tregtisë së mallrave të Evropës Qendrore dhe Lindore në Kinë. Ai përbëhet nga një pavijon gjithëpërfshirës, mes të cilit ndodhen ato të markave e mallrave nga vendet e EQL-së, duke përfshirë edhe Shqipërinë, në të cilat shfaqen më shumë se 4.000 kategori produktesh, si vera, ushqimi, kozmetika e bukurisë, artizanati etj. Ato ofrojnë një platformë të plotë për Ningbon për të importuar produkte të EQL-së.
Ky aktivitet u mundëson më shumë qytetarëve të mësojnë për Evropën Qendrore dhe Lindore, ta përjetojnë këtë hapësirë gjoegrafike dhe të shijojnë produkte me cilësi të lartë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Beilun është zona thelbësore e Zonës së Demonstrimit Ekonomik dhe Tregtar të Evropës Qendrore dhe Lindore. Beilun u zgjodh si zona e organizimit të aktivitetit me synimin për të fituar tregun për sipërmarrjet dhe sjellë përfitime për konsumatorët.
Foto: Liaocheng Daily
Qyteti Liaocheng i provinces Shandong: Ceremonia e nisjes së "Liaocheng - Shtëpia e Evropës Qendrore dhe Lindore" u mbajt me sukses
Ditët e fundit, ceremonia e nisjes së "Liaocheng - Shtëpia e Evropës Qendrore dhe Lindore" si dhe "Dhoma e Takimeve Ndërkombëtare Liaocheng" u mbajt me sukses në qytetin Liaocheng. Udhëheqësit nga departamentet përkatëse dhe përfaqësues të studentëve ndërkombëtarë morën pjesë në aktivitet.
Në ceremoni, Ren Jiadi, menaxher i përgjithshëm i Grupit të Zhvillimit të Turizmit në Liaocheng, mbajti një fjalim duke thënë se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë një histori të gjatë dhe janë shumë të pajtueshme me industrinë e turizmit kulturor të qytetit Liaocheng. Grupi i tij do të zhvillojë bashkëpunimin me platformën "Liaocheng - Shtëpia e Evropës Qendrore dhe Lindore" për të thelluar shkëmbimet midis Liaocheng dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe nisur një fazë të re të bashkëpunimit të turizmit kulturor.
Zuo Junzhong, përfaqësuesi I Zyrës së Qytetit Historik të Liaochengut, tha gjithashtu se fillimi i "Liaocheng - Shtëpia e Evropës Qendrore dhe Lindore" ka hapur një dritare të re për hapjen e qytetit tonë ndaj botës së jashtme. Ai shpreson që "Liaocheng - Shtëpia e Evropës Qendrore dhe Lindore" të promovojë qytetin antik të mijëvjeçarit në botë dhe injektojë vitalitet të ri për zhvillimin e tij.
Në ceremoni, Guo Xiao, themelues i "Shtëpisë së Evropës Qendrore dhe Lindore", dërgoi edhe një video urimi,ku shpreson se “Shtëpia” do të luajë një rol pozitiv për nxitjen e shkëmbimeve midis Liaocheng dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. (Çang Çuo)