< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Panairi i Guanzhou-t, risitë dhe sfidat e edicionit të vjeshtës
2022-10-12 17:41:09

Panairi i Guangzhou-t, i njohur dhe si Canton Fair është panairi më i madh tregtar në Kinë. Ai mbahet në Guangzhou  çdo vit  në pranverë dhe vjeshtë. Kompleksi i importit dhe eksportit të Kinës, i quajtur edhe Qendra Ndërkombëtare e Konventave dhe Ekspozitave Guangzhou (shkurt Kompleksi i Panairit të Kantonit), është qendra më e madhe e modernizuar e panaireve në Azi, e cila ndodhet në ishullin Pazhou, të Guangzhou-t. Kompleksi mbulon një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1,100,000 M2 me një sipërfaqe ekspozite të brendshme prej 338,000  metra katrorë dhe një sipërfaqe ekspozite të jashtme prej 43,600  metra katrorë. Më shumë se 25,000 kompani, kryesisht kineze,  ekspozojnë në Guangzhou produktet dhe shërbimet e tyre dy herë në vit, për sesionin e pranverës në prill dhe për sesionin e vjeshtës në tetor. Rreth 190,000 vizitorë marrin pjesë në çdo seancë për të gjetur ose takuar partnerët e tyre kinezë. Çdo seancë është e ndarë në 3 faza në mënyrë që të shfaqen të gjitha industritë kryesore dhe më shumë se 150,000 lloje të ndryshme produktesh.

Foto:VCG

Foto:VCG

Dr.shk Marsela Musabelliu, drejtore ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit për Grupin Mediatik të Kinës sjell informacione mjaft interesante lidhur me Panairin e Guangzhou-t.

 

CMG: Çfarë është panairi i Guangzhou ose Canton Fair?

Dr.shk Marsela Musabelliu: Është panairi më i madh, më i vjetri dhe më frytdhënësi ndër panairet e Kinës. Deri para disa vitesh por edhe tani Kina quhet “fabrika e botës” dhe në Guangxhou këto fabrika janë të gatshme për blerësit botërorë. Çdo fabrikë në këtë panair ka një hapësirë të vetën ku reklamon produktet e saj, linjat e prodhimit dhe çfarë do të shesë për tregtarët që vijnë nga pjesa tjetër e botës.

Është një pikë takimi fizike deri para pandemisë, por tani ka kaluar online. Herën e fundit që është bërë panairi me pjesëmarrje fizike ka patur 240 mijë tregtarë të huaj dhe bëhet fjalë para pandemisë Covid 19, kurse tani gjithçka ka kaluar online dhe vetëm në disa raste speciale mund të shkohet fizikisht.

 

CMG: Panairi i Guangzhou-t zhvillohet dy herë në vit. Këtë vit është zhvilluar në muajin prill online, ndërsa në tetor do të jetë online dhe me prezencë. Si ka evoluar paraqitja dhe pjesëmarrësit në këtë event?

Edicioni i 130-të i Panairit të Guangzhou-t, Tetor 2021, Guangzhou(Foto:VCG)

Edicioni i 130-të i Panairit të Guangzhou-t, Tetor 2021, Guangzhou(Foto:VCG)

Dr.shk Marsela Musabelliu: Si ide Panairi i Guanzhou-t ka lindur në vitin 1957, por  duhet të kuptojmë që atëherë dhe tregtia botërore dhe globalizimi nuk ishin në pikën në të cilën jemi sot. Që prej hapjes dhe reformës së Kinës ky panair mori gjithmonë e më tepër rëndësi sidomos për prodhuesin vendës dhe ata që donin të blinin prodhimet  e Kinës . Gjatë viteve 90-të panairi u zgjerua më tepër sepse fabrikat në Kinë u shumëfishuan dhe numri i produkteve u rrit. Mund të themi që pikun e vet panairi e ka arritur nga viti 2001 deri në vitin 2005, kur e gjithë bota e njohu  Panairin e Guangxhou-t (Canton Fair) dhe zhvillimin  më të madh e mori pas krizës financiare të 2008. Blerës nga e gjithë bota vinin në Kinë për të blerë produkte nga Panairi i Guangxhou-t për shkak të mungesës së vet të likuiditetit të asaj kohe dhe ky panair është bërë si një pikë referimi për çdo tregtar, sidomos për mallrat e konsumit.

 

CMG: Çfarë përfaqëson ky panair për tregtinë botërore?

Dr.shk Marsela Musabelliu: E para është pika e takimit midis shitësve dhe blerësve ose prodhuesve dhe tregtarëve. Biznesi është një fushë njerëzish, kontaktesh është një fushë që do prezencën fizike, por dhe ndjekjen e procesit që nga prodhimi e deri te shitja. Këtë bën Panairi i Guangzhou-t sepse në të njëjtën pikë mblidhen fabrikat e Kinës, ose tregtarët e mëdhenj të Kinës dhe blerësit botërorë.

 

CMG: Ka dallime përsa i përket industrive pjesëmarrëse?

Edicioni i 130-të i Panairit të Guangzhou-t, Tetor 2021, Guangzhou(Foto:VCG)

Edicioni i 130-të i Panairit të Guangzhou-t, Tetor 2021, Guangzhou(Foto:VCG)

Dr.shk.Marsela Musabelliu: Panairi i Guangxhout ndahet në tre faza. Në të parën janë artikujt elektronikë, materiale ndërtimi, makineritë, hardweret dhe këtu bën pjesë ndërtimtaria. Faza e dytë janë mallrat e konsumit dhe kjo kategori është gjigante sepse kemi të bëjmë me mallrat e konsumit deri te dekorimi i shtëpive. Faza e dytë e panairit ka gjithçka, që nga perdet, vazot e luleve, artikujt e ndriçimit, por deri te luga, pjata. Faza e tretë janë kancelaritë, produktet për pushime, artikujt mjekësorë, ushqimorë dhe veshjet. Kem 1.1 milion hapësirë në panair vetëm për të reklamuar mallrat dhe fabrikat. Në edicionin e fundit të panairit ka patur 60 mijë ndarje të veçanta dhe brenda 3 javësh xhiroja ka qenë 30 milion dollarë.

 

CMG: Si takohen prodhuesit kinezë me tregtarët nga gjithë bota në Panairin e Guangxhou-t (Canton Fair)?

Dr. shk Marsela Musabelliu: Praktikisht tregtarët e dinë para kohe sepse kush merret me import dhe eksport e di që ky është një nga panairet më të mëdhenj jo vetëm në Kinë, por dhe në Azi. Dy tre muaj para nisjes së panairit përgatitet pjesëmarrja me marrjen e vizave, menaxherët apo pronarët e kompanive përkatëse përgatiten për të shkuar në Kinë, ose në rastin e dy viteve të fundit për të marrë pjesë online. Një kompani ose një tregtar fillimisht regjistrohet për të marrë pjesë në panair ku i mundësohet takimi personal fabrikë dhe blerës . Larmia e produkteve e bën të tillë panairin që një blerës mund të marrë disa kategori produktesh. Kam dëgjuar që në periudhën e panairit është shumë e vështirë për të gjetur shtëpi dhe hotele sepse ka mbipopullim

 

CMG: Po Shqipëria dhe tregtarët  shqiptarë, si kanë qenë prezent dhe sa kanë bashkëpunuar nëpërmjet kësaj platforme?

Dr.shk, Marsela Musabelliu: Sipas të dhënave që kemi, sepse regjistrimi statistikor i pjesëmarrjes shqiptare ka nisur pas vitit 2008, mësohet se tregtarët dhe kompanitë e para shqiptare në Panairin e Guangzhout kanë nisur të shkojnë që në vitin 1996.  Nga viti 2001 kur Kina u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe nuk ka patur më pengesa. Ndër vite tregtarët shqiptarë u shumëfishuan në Panairin e Gunagzhou-t ku blinin produkte kineze. Kulmi i pjesëmarrjes së tyre ka arritur pas vitit 2008, kur ishte koha e krizës financiare botërore. Ndërsa në vitin 2011 Bashkia e Guangzhou-t dhe autoritetet e qytetit bllokuan pjesëmarrjen e një numri të madh të huajsh sepse nuk kishin më kapacitete pritëse për t’i përballuar.

 

Edicioni i 130-të i Panairit të Guangzhou-t, Tetor 2021, Guangzhou(Foto:VCG)

Edicioni i 130-të i Panairit të Guangzhou-t, Tetor 2021, Guangzhou(Foto:VCG)

CMG: Mallrat që janë blerë nga tregtarët shqiptarë në këtë panair janë të kategorive të ndryshme. Mjafton të shohësh prodhimet në qendrat tregtare shqiptare dhe “Made in China” mbizotëron në shumë kategori. Në normalitetin e ri paspandemik si po zhvillohen shkëmbimet tregtare shqiptaro-kineze? A do të kenë mundësi tregtarët shqiptarë të marrin pjesë në këtë edicion të Panairit të Guangzhou-t?

Dr,shk. Marsela Musabelliu: Tregtia nuk ka ndalur vetëm se është bërë online. Sipas Dhomës së Tregtisë së Guangzhou-t kompanitë shqiptare që para pandemisë kanë kryer shkëmbime tregtare me Kinën e kanë vazhduar atë, vetëm se menaxherët e kompanive nuk janë takuar me partnerët e tyre fizikisht, por virtualisht. Viti 2020 ka patur rënie të shkëmbimeve jo vetëm sepse Panairi i Guangzhou-t u mbyll, por u mbyllën për gati 3 muaj të gjitha fabrikat në Kinë. Në vitin 2021 kemi një rritje të paprecedentë të eksporteve krahasuar me një vit më parë, dhe shifra është rreth 24 për qind.

Ndërsa viti 2022 ka rikuperuar gjithçka pothuajse siç ishte më parë. I vetmi problem që ka patur kjo lloj tregtie është se komunikimi virtual është pak më i vështirë, por dhe tarifat e transportit fatkeqësisht janë rritur shumë  dhe bënë që të ketë një stepje jo vetëm nga tregu shqiptar, por dhe nga tregjet e tjera.

Takimi virtual i kompanive nuk është ndalur asnjëherë dhe këtë vit më 15 tetor fillon faza e parë dhe të gjitha kompanitë shqiptare që duan të marrin pjesë dhe të shohin virtualisht çfarë produktesh ka, çfarë rijësie . Për kompanitë shqiptare gjithçka është gratis, që nga regjistrimi me nisjen e panairit më 15 tetor dhe komunikimi vazhdon deri në fund të tetorit, në varësi të kërkesave për produkte të veçanta.

 

CMG: Ende nuk dimë nëse do të ketë kompani shqiptare apo tregtarë që do të marrin pjesë fizikisht në Panairin e Guangzhou-t.

Dr.shk. Marsela Musabelliu: Besoj se fizikisht është gati e pamundur për shkak të përhapjes së Covid 19 në disa zona të Kinës. Megjithatë besoj dhe jam e bindur se në Panairin e prillit të vitit të ardhshëm kontaktet në prezencë do të fillojnë normalisht.

 

Intervistoi Eda Merepeza

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree