Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri më 30 qershor 2023
2022-10-12 14:36:56

Kryeministria per gjendjen e energjise

Kryeministria per gjendjen e energjise

Qeveria shqiptare ka vendosur zgjatjen e gjendjen së emergjencës për energjinë elektrike. Kështu, me vendim qeverie, gjendja e emergjencës për energjinë elektrike, nga 31 dhjetori 2022, do të zgjatet deri më 30 qershor 2023, përcjell “RTSH”.

Po ashtu, është vendosur detyrimi ndaj prodhuesve për përparësi ndaj shërbimit publik, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. 

“Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.”- thuhet në vendim. (Elona)