Kompania kineze për prodhimin e robotëve mjekësorë “Tinavi”, pas depërtimit në tregun kanadez, tani synon të çajë edhe në atë evropian, për të marrë markën “CE” në Evropë. “Konformiteti Evropian” është një shenjë konformiteti që përdoret për të monitoruar dhe rregulluar mallrat e shitura brenda vendeve të Bashkimit Evropian. Deri në fund të vitit të kaluar, robotët kirurgjikalë ortopedikë të “Tinavi”, që ka sjellë në treg robotin e parë kirurgjikal ortopedik të Kinës, ishin përdorur në më shumë se 20.000 operacione ortopedike në vend.
“Tinavi Medical Technologies Co Ltd”, një pionier kinez për prodhimin e robotëve mjekësorë, po aplikon për markën “CE” në Evropë si pjesë e synimit për të hyrë në tregjet jashtë shtetit.
Shenja “CE” është një shkurtim i frazës franceze “Conformite Europeenne”, që përkthehet “Konformiteti Evropian”. Është një shenjë konformiteti që përdoret për të monitoruar dhe rregulluar mallrat e shitura brenda vendeve të Bashkimit Evropian.
Roboterët mjekësorë të teknologjisë s ë lartë shfaqen në kabinën e Tinavit gjatë Konferencës Robotike Botërore 2022 mbajtur në Pekin në gusht./China Daily
Ma Min, presidenti i “Tinavi”, deklaroi se kompania është në fazën e mesme dhe të vonë të aplikimit për markën CE dhe shpresohet të merret miratimi për licencën e shitjes në BE në të ardhmen e afërt.
Ky veprim shënon përparim të madh për “Tinavi”, i cili ka sjellë në treg robotin e parë kirurgjikal ortopedik të Kinës. Deri në fund të vitit të kaluar, robotët kirurgjikalë ortopedikë të kompanisë ishin përdorur në më shumë se 20.000 operacione ortopedike në Kinë.
Në dhjetor, TiRobot II i “Tinavi”, një sistem kirurgjikal ortopedik robotik, mori certifikatën e Shoqatës Kanadeze të Standardeve (CSA), për të cilën kompania njoftoi se e bëri atë robotin e parë kirurgjikal ortopedik nga Kina me teknologji të kualifikuar për hyrje në tregun e Amerikës së Veriut.
CSA-ja është një shoqatë jofitimprurëse me seli në Toronto. Ajo zhvillon standarde konsensusi për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së kanadezëve dhe njihet gjithashtu në mbarë botën.
Sistemi kirurgjikal ortopedik i drejtuar nga robotika aplikohet në kirurgjinë e traumës cervikale, në kraharor, në zonën e mesit, në legen dhe gjymtyrë. Kompania bëri të ditur se ky sistem u certifikua sipas standardeve më të fundit të industrisë, duke përfshirë rregulloret e sigurisë së produktit, softuerin mjekësor, disponueshmërinë dhe standardet e specializuara të performancës së robotëve.
nga VCG
“Roboti kirurgjikal përbëhet nga një bashkim i shumë elementeve moderne të teknologjisë së lartë. Ky robot është më i sofistikuar dhe preciz teknologjikisht, me vlerë të shtuar më të lartë se robotët e tjerë. Në Kinë, robotët kirurgjikalë janë aplikuar në ortopedi, neurokirurgji, kardiologji, gjinekologji dhe operacione të tjera”,- tha Ge Yanqing, nënkryetar i Grupit Kanadez të Shoqatës së Standardeve.
Xu Jin, drejtori ekzekutiv i “Tinavi”, tha se dihet mirë se standardet dhe kërkesat mjekësore në Amerikën e Veriut janë ndër më të rreptat në botë. “Prandaj, certifikata e “CSA Group” është një njohje e teknikave dhe cilësisë së kompanisë dhe mund t'i hapë rrugën “Tinavi” për të marrë miratimet e nevojshme për të hyrë në tregun ndërkombëtar”,- tha Xu.
Huang Junhui, sekretar i bordit të drejtorëve në “Tinavi”, tha se certifikimi CSA është i barabartë me një parakusht për të aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA).
“CSA është një organ certifikues i njohur nga FDA. Pas këtij certifikimi, ne kemi kualifikimet për të aplikuar në FDA”,- tha Huang.
“Tinavi”, e themeluar në vitin 2006, ka mbi 100 patenta. Ajo u rendit në Bordin e Inovacionit të Shkencës dhe Teknologjisë të Bursës së Shangait në korrik 2020 dhe u bë ndërmarrja e parë e listuar e robotëve mjekësorë në Kinë, duke mbledhur rreth 448 milionë juanë (61.8 milionë dollarë).
Këtë vit u lançua në treg një trajtim i ri kirurgjikal i integruar i quajtur “Viper Prime & TiRobot”, i zhvilluar bashkërisht nga gjiganti amerikan i kujdesit shëndetësor “Johnson & Johnson” dhe “Tinavi”. Ai ka integruar “TiRobot” dhe “Viper Prime”, një sistem implantues të avancuar. Kompanitë bënë të ditur se ky trajtim i ri u ofron kirurgëve shërbime efikase dhe inteligjente dhe do të përfitojnë më shumë pacientë me probleme të shtyllës kurrizore.
Kjo nismë shënoi hapin e fundit në bashkëpunimin mes “Johnson & Johnson” dhe “Tinavi”. Në tetor 2019, të dyja palët nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin mes bizneseve dhe kërkimit.
nga VCG
Tian Wei akademik në Akademinë Kineze të Shkencave, deklaroi se operacionet tradicionale të kockave zakonisht kërkojnë një shkallë të lartë të përvojës kirurgjikale të qëndrueshme, si dhe saktësi të lartë dhe një pamje të qartë të lëndimeve. Në raste të tilla, nevoja për prerje të thella dhe ekspozimi ndaj rrezeve të shumta X mund të rrisë rreziqet mjekësore. Sipas tij, robotët mund të aplikojnë zgjidhje ortopedike minimale ndërhyrëse për këto vështirësi.
Tian kreu operacionin e parë në botë me ndihmën e robotëve në rruazat e sipërme të qafës në vitin 2015 duke përdorur robotët e “Tinavi”. Në atë kohë, Tian ishte drejtor i Spitalit Jishuitan të Pekinit.
Ai tha se është e dukshme që spitalet e mesme në Kinë janë më të etur për të blerë robotë të kirurgjisë ortopedike sesa spitalet e mëdha.
“Në të kaluarën, spitalet e mesme nuk guxonin të kryenin operacione shumë të sofistikuara dhe ata rekomandonin që pacientët të transferoheshin në spitale më të mëdha. Por tani, robotët kirurgjikë mund të ofrojnë një ndihmë të madhe në kryerjen e operacioneve të tilla”,- tha Tian.