Bie telefonia fikse, vijon rritja e shërbimeve mobile
2022-10-11 15:35:40

Celularet (Foto Balkanweb)

Celularet (Foto Balkanweb)

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njoftoi së fundi se numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në Shqipëri në fund të tremujorit të dytë 2022 rezulton 183 mijë, duke shënuar një rënie me 13.7% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021.

Sipas të dhënave zyrtare te AKEP-it, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të tremujorit të dytë 2022 ishte rreth 3.440.948 që përbën një rritje me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 7.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3-mujorit të dytë 2022 arriti në rreth 290 mijë, një rritje kjo me 0.6% në krahasim me tremujorin e parë dhe rënie me 3.9% krahasuar me 3-mujorin e dytë 2021. (Fatosi)