Foto: VCG
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier shkëmbyen të martën mesazhe urimi për 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve.
Xi Jinping-u vuri në dukje se gjatë 50 viteve të fundit, Kina dhe Gjermania kanë mbështetur frymën e respektit dhe të leverdisë së ndërsjellë e të përfitimeve të përbashkëta dhe kanë vazhduar të çojnë përpara marrëdhëniet dypalëshe, duke dhënë kontribute pozitive për paqen dhe zhvillimin botëror. Të dyja palët kanë shkruar së bashku një kapitull të zhvillimit të përbashkët dhe përfitimeve të ndërsjella. "Unë i kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Gjermani dhe dëshiroj që, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, të bëj përpjekje së bashku me presidentin Steinmeier për të nxitur ngritjen e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Gjermani në një nivel të ri, me përfitime për të dy vendet dhe popujt," theksoi kreu i shtetit kinez.
Nga ana e tij, Steinmeier-i tha se, gjatë 50 viteve të fundit, marrëdhëniet Gjermani-Kinë janë zhvilluar thellësisht në fusha të ndryshme, gjë që ka rritur shkëmbimet mes dy vendeve dhe mirëqenien e të dy popujve. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar midis Gjermanisë dhe Kinës përputhet me interesat e të dyja palëve. "Uroj që bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve të vazhdojë të lulëzojë," u shpreh presidenti gjerman. (Çang Çuo)