Shkodër, zhvillohet edicioni XV i Lojërave Popullore
2022-10-11 16:49:45
Grup folklorik ne Lojerat Popullore (Foto Rtsh)
Mes këngësh e vallesh tradicionale, në sheshin para Bashkisë në Shkodër, u zhvillua edicioni XV i “Lojërave Popullore”, njofton “RTSH”.
Grupet e të rinjve përveç lojërave tradicionale, performuan artistikisht para publikut, duke e kthyer në një festë me ngjyra këtë aktivitet.
Në këtë vit kishte pjesëmarrje jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga Elbasani e Vlora si dhe të grupeve kosovare e maqedonase.
Mesazhi i ruajtjes së traditës popullore ishte ai që u evidentua më së shumti në këtë festival.
Në fund të këtyre lojërave, juria shpalli fitues grupin nga Elbasani, ndërsa në vendin e dytë e të tretë grupet nga Gjakova dhe Deçani. (Fatosi)
Lajmet Kryesore