Kinë: Raketa bartëse e anijes kozmike të mallrave “Tianzhou-5” mbërrin në vendin e lëshimit
2022-10-11 17:48:56

Foto: CMSA

Raketa bartëse “Marshimi i Madh-7 Y6”, e cila do të dërgojë anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-5” në stacionin hapësinor kinez në orbitë, mbërriti të martën në vendin e nisjes në Wenchang në provincën Hainan të Kinës Jugore.

Raketa dhe “Tianzhou-5”, që mbërriti  më parë, do të montohen dhe testohen në vendin e nisjes, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

Ndërtimi i stacionit hapësinor të Kinës ka hyrë në fazën përfundimtare. Katër misione planifikohen të kryhen deri në fund të këtij viti për të përfunduar stacionin hapësinor. Ato janë nisja e modulit të dytë laboratorik “Mengtian”, dërgimi i anijes kozmike të mallrave “Tianzhou-5”, misioni i anijes kozmike me astronautë “Shenzhou-15” dhe kthimi i ekuipazhit të “Shenzhou-14” nga stacioni hapësinor. (Çang Çuo)