Skena Workshop, projekti i realizimit të filmave përfshin të rinjtë e Tiranës
2022-10-11 10:16:06

Nxënësit e projektit (foto personale)

Nxënësit e projektit (foto personale)

Në kuadër të “Tirana Youth Capital City” janë relizuar disa projekte ku të rinjtë janë përfshirë më së shumti. Skena workshop është një projekt, i cili realizohet çdo vit.  Në fokus të tij është rinia dhe çdo herë ka një tematikë të veçantë.

“Tirana EYC 2022” paraqitet si një makro-program dhe mundësi fantastike që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me nisma e aktivitete të shumta, të cilat do të mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që kanë në qendër rininë, në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.

Ky program synon të fuqizojë rininë, duke krijuar mundësi të reja e duke i dhënë asaj një dimension evropian. Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet kanë arritur të realizojnë një film me metrazh të shkurtër në projektin skena work shop. Për ta ky projekt i ndihmoi ta shohin veten në disa dimensione si dhe i ka afruar më tepër me botën e kinematografisë.

Skena workshop Foto personale)

Skena workshop Foto personale)

Reivis Qoku, Sonja Petro, Fjona Mema, nxënës të gjimanzit “Ismail Qemali” në Tiranë bashkëbiseduan me ne për këtë projekt rinor.

“Skena workshop ishte një program që na ndihmoi të njihnim veten tonë në një dimension tjetër, por edhe na familjarizoi me botën e kamerës, aktrimit dhe kinematografisë”, u shprehën ata.

“Me projektin skena-workshop jam njour nga një mikesha ime që kishte marrë pjesë tek projekti i kaluar, megjithatë eksperienca ime personale i kaloi të gjitha pritshmëritë që  kisha vendosur paraprakisht. Përveç se mu dha mundësia të punoj me emra të mëdhenj të kinemasë, arrita që këto njohuri t’i vija në praktikë në një kontekst artistic, që nuk e kisha bërë më përpara. Ndaj mund të them me bindje se eksperienca ime ka pasur një vlerë të veçantë për mua. Duke pasur në qendër Tiranën si Euopean youth capital ne kemi dashur të tregojmë tek video Tiranën e parë nga sytë e të rinjëve dhe sesi është shndëruar sot, ku të rinjë me karakteristika të ndryshme mund të bëhen të gjithë bashkë për ta lartësuar më tej këtë titull” tha një nga nxënëset.

E veçanta e këtij projekti ishte edhe puna me artistët e tjerë gjë që solli tek ata informacione dhe mësime rreth botës së filmit. Sigurisht që iu desh kohë për të arritur një përgatitje të mirëfilltë dhe për të realizuar një produkt final në mënyrën e duhur.

Skenaworkshop (foto personale)

Skenaworkshop (foto personale)

“I gjithë procesi i realizimit të këtij filmi me metrazh të shkurtër zgjati pesë ditë ku në tre prej tyre u shpjeguan etapat e një realizimi të një filmi dhe në dy ditë për editimin e një montazhi. Unë u bëra pjesë e këtij Workshopi, sepse doja një eksperiencë ndryshe dhe më shtoi kureshtjen për mënyrën sesi realizohej një film. Mund të them me bindje që ia vlejti.”

“Puna me artistët dhe aktorët e njohur ishte diçka shumë e veçantë. Mund të përmendim Iris Canaj, Rovena Vataj, regjisorin Mevlan Shanaj. Profesionalizmi i tyre transmetonte një energji shumë të madhe dhe na ndihmuan shumë duke na parashtruar shumë ide.”, thane të rinjtë

Të rinjtë e këtij projekti Sonia, Fiona dhe Reivis shprehen shumë entuaziastë për të ardhmen e tyre dhe të gatshëm për të qenë sërish pjesë e projekteve të tilla.

“Dhe pse aktrimi apo kinemaja nuk janë fusha që unë doja ta shihja veten në të ardhmen, projekte të tilla gjithmonë më ngjallin interes. Lidhur me aktivitetet që kanë të bëjnë me të rinjtë, do të vazhdoj të jem e përfshirë.”, tha njera nga nxënëset.

“Për të ardhmen jamë gjithmonë gati të jem pjesë dhe për të dhënë maksimumin tim në secilën prej tyre.”, u shpreh një nxënës

“Patjetër që do të jem pjesë e projekteve të ndryshme në të ardhmen, ku fokusi kryesor gjithmonë do të jetë rinia.”, tha një tjetër nxënës.

Të rinjtë  gjatë work shopit (Foto personale)

Të rinjtë  gjatë work shopit (Foto personale)

Çdo vit, një qyteti të ri evropian i jepet shansi për të shfaqur idetë, projektet dhe aktivitetet e tij novatore që synojnë të fuqizojnë zërat e rinj dhe të sjellin një perspektivë të re rinore në të gjitha aspektet e jetës së qytetit. Tirana u shpall “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” në 2019, në Amiens, Francë dhe stafetën zyrtare të këtij titulli e mori më 17 dhjetor 2021 në Klaipeda, Lituani, përgjatë ceremonisë përmbyllëse të “Klaipeda – Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2021”.