Qendra e Lajmeve e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës do të hapet më 12 tetor dhe do të nisë shërbimet e pritjes.
Foto: VCG
Qendra e Lajmeve do të presë aplikimet e gazetarëve të medias nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos dhe Tajvani si dhe gazetarëve nga mediat e huaja që vijnë për të mbuluar Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. Qendra e Shtypit do të organizojë edhe konferencat e shtypit si dhe do të ndihmojë gazetarët të informojnë për Kongresin.
Faqja e internetit e Qendrës së Lajmeve (http://20th.cpcnews.cn) dhe llogaritë e platformës së mediave sociale do të fillojnë të publikojnë informacione mbi Kongresin në orën 0:00 më 10 tetor. (Çang Çuo)