Sipas statistikave të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, në fund të shtatorit 2022, numri i automjeteve në Kinë arriti në 412 milionë, nga të cilat 315 milionë janë autovetura, drejtues mjetesh janë 499 milionë, ndërsa shoferët e makinave gjithsej 461 milionë.
Pekin në kulm trafik(Foto:VCG)
Në fund të muajit shtator, numri i automjeteve me energji të re në Kinë arriti në 11.49 milionë, duke zënë 3.65% të totalit të automjeteve. Midis tyre, 9.26 milionë janë automjete 100 për qind elektrike, duke zënë 80.56 për qind të numrit total të automjeteve me energji të re.
Në Kinë ka më shumë se 1 milion makina në 82 qytete dhe më shumë se 3 milion në 21 qytete. Pekini ka më shumë se 6 milionë automjete, Chengdu dhe Chongqing kanë më shumë se 5 milionë dhe Suzhou, Shanghai, Zhengzhou, Xi'an dhe Wuhan kanë më shumë se 4 milionë automjete.
Foto:VCG
Numri i drejtuesve të mjeteve motorike arriti në 499 milionë, ndërsa numri i drejtuesve të automjeteve ishte 461 milionë, duke zënë 92,46% të numrit të përgjithshëm të drejtuesve.