Foto: VCG
Eksportet e Gjermanisë në Kinë në gusht u rritën 2.9 për qind nga muaji në muaj në 9.2 miliardë euro (9.1 miliardë dollarë amerikanë), sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), citon “Xinhua”.
Me rritjen e importeve nga Kina me 2.2 për qind në 15.4 miliardë euro, Kina mbeti partneri më i madh i tregtisë së jashtme të Gjermanisë në gusht, bëri të ditur “Destatis”.
Me rritje të lehtë si në totalin e eksporteve ashtu edhe në importet, ekonomia më e madhe e Evropës pati një suficit të tregtisë së jashtme prej 3.4 miliardë euro në gusht, rreth 10 miliardë euro më pak se një vit më parë. Suficiti i tregtisë së jashtme të Gjermanisë ka rënë vazhdimisht gjatë pesë viteve të fundit.
Gjermania pritet të hyjë në recesion në vitin 2023, me një rënie të produktit të brendshëm bruto (PBB) prej 0.4 për qind, sipas një parashikimi të përbashkët të kohëve të fundit nga institutet kryesore ekonomike në vend.
Për të stabilizuar ekonominë e Gjermanisë gjatë krizës energjetike, vendi po vendos një "ombrellë mbrojtëse" deri në 200 miliardë euro, njoftoi kancelari gjerman Olaf Scholz javën e kaluar. (Irma)