Panairi i importit në Kinë, angazhim për të hapur më tej tregun për rritje të përbashkët
2022-10-07 11:53:11

Së shpejti pritet të nisë edicioni i pestë i Panairit Ndërkombëtar të Importit të Kinës. Zyrtarët kinezë e kanë cilësuar atë si dritaren për ndërtimin e një platforme bashkëpunimi për ata që janë të angazhuar si brenda dhe jashtë vendit, si dhe një vend për ekspozuesit për të debutuar produktet e tyre të reja globale, përmes teknologjive të avancuara dhe shërbimet inovative.

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

icioni i pestë i Panairit Ndërkombëtar të Importit të Kinës (CIIE), që do të nisë së shpejti, është në fazën përfundimtare të përgatitjes me kompanitë e huaja që presin që ai të ofrojë mundësi tregu.

Panairi, që do të zhvillohet në qendrën ekonomike të Kinës, Shangai, vijon punimet sipas planit, pavarësisht ndikimit të Covid-19, dhe tregon angazhimin e vendit për të hapur më tej tregun e tij masiv për rritje të përbashkët.

Përgatitjet përfundimatare

Ndërsa afrohet edicioni i pestë i Panairit Ndërkombëtar të Importit të Kinës, ekspozitat po mbërrijnë në Shangai me mjete të ndryshme. Më 20 shtator, grupi i parë i ekspozitave hyrëse, me një vlerë të deklaruar prej 560 milionë juanë (rreth 78.7 milionë dollarë), u zhdoganua në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait.

Treni i mallrave Kinë-Evropë është bërë gjithashtu një zgjedhje popullore e transportit midis kompanive që marrin pjesë në CIIE, tha Wang Jinqiu kryetar i “Shanghai Oriental Silk Road Multimodal Transport Co., Ltd.”, duke shtuar se ky është viti i dytë që shërbimi ofron produkte në Panairin Ndërkombëtar në Shangai.

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Sipas Doganës së Shangait, kulmi i mbërritjeve të ekspozitave pritet të ndodhë gjatë tetorit. Dogana e Shangait bëri të ditur se do të vazhdojë të optimizojë procesin e zhdoganimit të ekspozitave dhe të ofrojë shërbime të sigurta, të përshtatshme dhe efikase të tyre.

Sun Chenghai, zëvendësdrejtor i zyrës së Ekspozitës Ndërkombëtare tha se puna për ftesën e ndërmarrjeve për të marrë pjesë në CIIE ka përfunduar tashmë dhe po bëhet përparim pozitiv në drejtim të ngritjes së ekspozitave.

Mijëra milje larg, Roy van den Hurk, menaxher i përgjithshëm i “Theland Global R&D” në “Milk New Zealand Dairy”, është i zënë duke aplikuar për vizën e tij për të marrë pjesë në panair.

“Tregu i madh i konsumit i Kinës ndihmon ndërmarrjet e tregtisë së jashtme si ne që të gjejnë mundësi në industrinë e ushqimit të gjelbër dhe të promovojnë rimëkëmbjen ekonomike globale”,- tha van den Hurk, i cili ka marrë pjesë në këtë event tre herë.

Panairi ka ndihmuar kompaninë e Zelandës së Re të nisë rrugën e shpejtë të zhvillimit në Kinë, vuri në dukje van den Hurk, duke theksuar se “Theland” tani është i disponueshëm edhe në supermarkete në qarqe të vogla në Kinën qendrore dhe perëndimore.

Mundësitë e biznesit

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Të dhënat zyrtare tregojnë se më shumë se 280 nga 500 ndërmarrjet dhe gjigantët më të mëdhenj të industrisë në botë do të marrin pjesë në CIIE të këtij viti, me gati 90 për qind të pjesëmarrësve nga viti i kaluar që gjithashtu iu bashkuan këtë vit.

Will Song, zv.president i lartë global dhe drejtor i “Johnson & Johnson” për Kinën, deklaroi se gjatë katër viteve të fundit kompania kishte sjellë dhjetëra debutime në CIIE çdo vit, dhe këtë vit në edicionin e pestë, ajo do të zbulojë rreth 40 debutime.

Zëvendësministri kinez i Tregtisë, Sheng Qiuping, tha se CIIE i ka dhënë një lojë të plotë rolit të saj si një dritare për ndërtimin e një platforme bashkëpunimi për ata që janë të angazhuar si brenda dhe jashtë vendit, si dhe është bërë një vend për ekspozuesit për të debutuar produktet e tyre të reja globale, përmes edhe teknologjive të avancuara dhe shërbimet inovative.

Sipas statistikave nga Ministria e Tregtisë, nga viti 2018 deri në vitin 2021, ekspozuesit në katër edicionet e mëparshme të CIIE lançuan më shumë se 1500 produkte, teknologji dhe shërbime të reja, me një xhiro të synuar të akumuluar që kalonte 270 miliardë dollarë.

“Ne menduam se CIIE është një mundësi shumë e mirë për të shfaqur atë që mund të sjellim në Kinë dhe për të kontribuar pjesën tonë në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor”,- tha Felix Gutsche, president dhe drejtor ekzekutiv i “Boehringer Ingelheim China”.

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Sipas tij, CIIE ofron një mundësi shumë të mirë për t'u takuar, jo vetëm me kompani të tjera, por veçanërisht me shumë autoritete përkatëse dhe palë të interesuara. Ai vuri në dukje se kompania ka përfituar nga përmirësimi i mjedisit të biznesit të Kinës, veçanërisht procesi i regjistrimit të ilaçeve të reja, që i lejon kompanisë të lançojë produkte të reja në Kinë shumë më shpejt se më parë, falë edhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Besimi i tregut

Panairi Ndërkombëtar i Importit tregon përkushtimin e vendosur të Kinës për hapjen, gjë që ka rritur besimin e shumë ndërmarrjeve të huaja.

“Pavarësisht pasigurisë së mjedisit të jashtëm, CIIE do të mbahet me prani fizike siç është planifikuar. Është kjo lloj sigurie që i jep botës edhe më shumë besim në këmbënguljen dhe vendosmërinë e Kinës për t'u rritur me partnerët e saj globalë”,- tha Pietro Brambilla, shefi financiar i “L'Oreal” për Azinë e Veriut dhe Kinën.

Preferenca e kapitalit të huaj tregon atraktivitetin e tregut të Kinës. Statistikat nga Ministria e Tregtisë tregojnë se investimet e huaja direkte në territorin kinez, në përdorim aktual, u rritën 16.4 për qind nga viti në vit në 892.74 miliardë juanë në tetë muajt e parë të këtij viti.

Kina, e cila ka nënshkruar 19 marrëveshje të tregtisë së lirë me 26 vende dhe rajone, gjithashtu do të nënshkruajë më shumë marrëveshje të tregtisë së lirë me partnerë të gatshëm dhe do të punojë për të rritur efektivitetin e këtyre marrëveshjeve për të përfituar më mirë dhe më shpejt bizneset dhe njerëzit, bënë të ditur zyrtarë nga Ministria kineze e Tregtisë.

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

Marka ndërkombëtare pjesëmarrëse në edicione të kaluara të Ekspozitës së Importit të Kinës(Foto:VCG)

CIIE ka sjellë përfitime të mëdha shumë përtej kufijve të Kinës, duke i lejuar kompanitë të përjetojnë fitime solide dhe të gëzojnë përparim të jashtëzakonshëm, vuri në dukje Brambilla.

“Unë besoj se kjo është arsyeja pse kaq shumë kompani, si “L'Oreal”, janë kthyer përsëri në CIIE dhe pse gjithnjë e më shumë partnerë të rinj na janë bashkuar në këtë edicion të radhës të Panairit Ndërkombëtar të Importit të Kinë, që tashmë ka filluar numërimin mbrapsht për startin”,- tha ai.