Balluku: Po shikojmë mundësinë për mbrojtjen edhe të bizneseve të mëdha nga çmimi i energjisë
2022-10-07 14:02:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria shqiptare po analizon mundësinë e mbrojtjes nga rritja e çmimit të energjisë edhe për ato biznese të mëdha të cilat tashmë, sipas direktivës së BE-së, kanë dalë në treg të lirë, deklaroi zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një takim me përfaqësuesit e organizatave të biznesit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministrja Balluku tha se sipas një analize të kryer nga një grup pune, i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Energjetikës dhe të biznesit, kostoja në buxhet do të ishte rreth 3.5 milionë euro, bën të ditur “ATSH”.

“Qeveria shqiptare është vendosmërisht në krah të sipërmarrjeve, të cilat nxisin zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend dhe pavarësisht kohës tejet të vështirë të inflacionit, ne do t’i mbrojmë me çdo çmim edhe sipërmarrjet nga stuhia financiare”,- deklaroi ministrja Balluku.

Nga data 25 shkurt Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka përcjellë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë një sërë kërkesash, të nxitura nga kriza energjetike. Ndër pikat që ka parashtruar biznesi është edhe kërkesa që të gjitha bizneseve të mëdha, që operojnë kryesisht në industrinë prodhuese, që kanë dalë në treg të lirë, sipas direktivës së BE-së, t’u garantohet energjia nga ndërmarrjet shtetërore, siç po ndodh me ndërmarrjet që janë të lidhura me tensionin e mesëm.

Balluku theksoi se në këtë moment solidariteti po shikohet mundësia financiare.

Zv/kryeministrja tha se qeveria tashmë ka marrë një sërë masash për të mbështetur kategori të caktuara qytetarësh, por edhe sektorësh. (Irma)